Merret vendimi nga Komisioni Europian, nga 10 janari jo më udhëtime në BE pa dozën e tretë anti-COVID

Merret vendimi nga Komisioni Europian, nga 10 janari jo më udhëtime në BE pa dozën e tretë anti-COVID

Komisioni Evropian ka futur dozën e tretë të vaksinës si parakusht për udhëtim brenda Bashkimit Evropian për qytetarët që vijnë nga vende të tjera ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm, datë nga e cila asnjë udhëtar nuk do të mund të hyjë në BE nëse nuk ka marrë dozën e tretë.

Sipas vendimit doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 duhet të jetë marrë jo më vonë se nëntë muaj nga doza e dytë, në mënyrë që udhëtarët të mund të lëvizin brenda BE-së. Vaksina duhet të jetë njëra prej atyre të miratuara nga Agjencia evropiane e Barnave.

Po ashtu BE nga marsi i vitit 2022 nuk do të përditësojë më listën e vendeve të sigurta, pasi udhëtimet do të lejohen në bazë individuale vetëm për personat e vaksinuar me të tri dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Infermierja: 25/11/2021 22:45

    Si i behet qe 30 % e te vaksinuarve Skane bere vaksine, por thjesht kane paguar leket Dhe kane blere vaksinen per te dale ok ne E-Albania! Kjo si zgjidhet ?! Duke kerkuar raport analizash per antitrupa. Por sikur dhe kjo te fallsifikohet?! Jemi vend i korruptuar deri ne palce Mos u lodhni kot me fushata sensibilizimi vaksinimi!!! Injoranca eshte me e larte se pjesa intelektuale, Jane maxhorance . Njekohesisht dhe te korruptuarit jane me shume Se te ndershmit ne perqidje % Vetem me ndergjegje arrihet, se me urdhera nuk zgjidhet.

    Përgjigju
    • Infermieres: 27/11/2021 16:08

      E ke lexuar artikullin? Flitet per ndalimin e levizjes ne menyre kategorike. Shqetesimi yt ama eshte qe te tjeret nuk duan ta bejne vaksinen pasi kane dyshimet/pikepyetjet e tyre ndaj kesaj forme detyrimi te imponuar nga te huajt. Problemet madhore jane zgjidhur, kemi ngelur te halli pse tjetri nuk ben vaksinen...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase