Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të persona, një grua shqiptare dhe një arab pasi merrnin me qira makina në zonën e Kalamatas, të cilat i përdoronin për të transportuar emigrantë të paligjshëm.
Mediat greke shkruajnë se shqiptarja kishte kartë identiteti dhe diplomë false dhe ka marrë makina me qira në rajone të ndryshme të vendit , mes tyre edhe në Kalamatë, dhe me bashkëpunëtorin e saj, një shtetas me origjinë arabe ishte zhvendosur në zonën e Evros . Prej andej, ata trafikonte emigrantë të paligjshëm , ndërsa nuk i kthenin mjetet e marra me qira me të cilat udhëtonin nga zona të ndryshme të territorit grek.
Tashmë janë konfirmuar 8 incidente në të gjithë vendin, ndërsa më parë kishte ndodhur edhe një makinë me qira nga një zyrë në Kalamatë.
Dy të arrestuarit janë nxjerrë para organeve hetimore të Kalamatës ku akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale për trafik të paligjshëm njerëzish, falsifikim dhe përvetësim të produkteve me vlerë të lartë. Sipas informacioneve, gruaja nga Shqipëria dyshohet se ka rrëfyer në polici përfshirjen e saj, ndërsa burri me origjinë arabe mohon të gjitha akuzat me të cilat përballet.