Elbasan- Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, të cilët akzuohen se morën para për të kaluar studentët në provime, ndërsa në burg është lënë sekseri Gazmend Hodaj.
Pas 3 orësh e 30 minutash seancë Gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre, duke vendosur masën detyrim paraqitje, si edhe pezullim nga detyra. Gjykata ka shpallur moskopetencën dhe çështja i kaloi SPAK-ut.
Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje për pedagogët: Ornela Bilali, Zyhra Gripshi e Monika Hodaj, Adrian Shingjergjin, Beatriçe Ganin e Florinda Tarushën Ndërsa, pedagogia Edlira Gugu, është ende në kërkim.
Pedagogët u arrestuan më datë 1 nëntor, ku pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit, por ditën e sotme ata u liruan.
Sipas Prokurorisë, në materialet e sekuestruara janë gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike, ndërsa pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje do të merren edhe studentë.
Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.
Pedagogët përfitonin nga studentët shuma parash që varionin nga 150 deri në 500 euro. Hetimet mësohet se kanë nisur gjatë sezonit të vjeshtës, pasi studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese.
Emrat e pedagogëve të lënë në detyrim paraqitje:
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.5%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)
31 Dhjetor 2024, 16:28
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik
31 Dhjetor 2024, 09:41
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë
28 Dhjetor 2024, 17:46
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 22:02
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor 2024, 20:26
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 15:33
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor 2024, 09:59
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor 2024, 09:54
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor 2024, 15:44