ELBASAN- Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e dy urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara.
Policia e Elbasanit bllokoi një makinë të ngarkuar me dru në Gramsh, që u përkiste Lirian e Zenel Taragjinit. Ata u kishin dhënë para oficerëve, Safer Shuka e Çelnik Toskën nëpërmjet Lulzim Hasës i cili aktualisht është lënë në arrest me burg, pasi u shërbente si sekser.
Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 50 deri në 100 mijë lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.
Masat e sigurisë nga SPAK:
SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.
Oficeri i policisë gjyqësore Çelnik Toska i është caktuar masa “Arrest në shtëpi për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

Vendimi

Policia e Elbasanit ka bllokuar një makinë që po transportonte drru zjarri në Gramsh. Kamioni është dëeguar në komisariat raporton gazetarja e Report Tv, Keti Banushi. Ngarkesa e druve u përkiste Taragjinëve. Lulzim Hasa është i njohuri i tyre dhe po ashtu ka kryer rolin e sekserit. Ai ka ndërhyrë tek dy oficerët Celnik Toska dhe Sefer Shuka që të lironte kamionin. Ngarkesa e druve kushtonte 30 mijë lekë. Kamioni nuk është liruar.
-
Sekser kishte dhe tek ish LSI sensori i thoshte te don shefi femres qe ja kishte vu gishtin per sex dhe maroi filmi.
Përgjigju -
S'ka zyrtar pa sekser.
Përgjigju -
Prandaj ikin shqiptarët, rriti rrogat sa të duash aty, kur ke sekserët që në bashkëpunim me zyrtarët vetëm mendojnë si të rrjepin njerëzit çdo ditë me makinacionet e tyre, nuk jetohet më. Kudo ka sekserë që zyrtarët të dalin të larë e mos bëjnë punën, thonë që nuk erdhi tek ne personi por shkoi tek sekseri.
Përgjigju











Komente
Komento