Merrte makina luksoze me qira dhe më pas i shiste, në kërkim 37 vjeçari! Zbardhet skema, bashkëpunonte me një notere

Merrte makina luksoze me qira dhe më pas i shiste, në kërkim 37 vjeçari! Zbardhet skema, bashkëpunonte me një notere

Kreshnik Drishti

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Tirana, i cili kishte krijuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi për marrjen e makinave me qira, të cilat më pas i shiste te persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Kreshnik Drishtin, i cili ka mundur që përmes kësaj skeme të vjedhë me dhjetëra makina luksoze, të cilat i merrte me qira, nuk i dorëzonte, por i shiste tek të tjerë me kontratë noteriale dhe për të kryer këtë veprimtari kriminale, procedurat i kryente në zyrën e noteres Xhoana Omari.

Nga hetimet e bluve rezultoi se kontratat ishin të rregullta dhe tek shitësi vendosej firma e pronarit real të makinës, e cila falsifikohej. Burime bëjnë me dije se Krimi Ekonomik mori në pyetje noteren, e cila ka dëshmuar se nuk e kishte idenë se kontratat ishin me firmë të falsifikuar, duke dhënë justifikimin se me Drishtin, që e kishte klient, kishte shumë kohë që bashkëpunonte dhe kishte krijuar besim, por kjo nuk e ka justifikuar për të nisur edhe për të hetim në gjendje të lirë.

Mashtruesi Kreshnik Drishti dyshohet se mund të jetë larguar jashtë vendit dhe akoma nuk është lokalizuar. Denoncime për skemën e vjedhjes së tij të makinave kanë ardhur nga Tirana, Durrësi, Fieri, e më gjerë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sulo: 20/05/2024 16:23

    po si nuk vendoaet te pakten nje pezullim i veprimatarise se noteres deri ne perfundim te ceshtjes se kjo vazhdon ben edhe te tjera akte si nuk e dika kjo pi per cfare na duhet kjo e cila neser mund te na shesi shtepite neve....eeeee e ka qelb fare edhe ky ulsia

    Përgjigju
  • Pet.: 20/05/2024 15:31

    Akti noterial i rregullt , por vendosej firma e falsifikuar?. A dini se cfare shkruani apo jen me te vertete injorante ????.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë