Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë pasi u kap duke shpërndarë drogë. I riu shqiptar prej kohësh ishte nën vëzhgimin e oficerëve italianë të cilët e kishin pikasur 25 vjeçarin i cili bënte takime të shumta në rrugë me persona të ndryshëm. Pas hetimeve u zbulua se ai u shiste kokainë nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.
Sipas mediave italiane, në të njëjtën orë, shqiptari dilte në të njëjtën rrugë ku u shpërndante kokainë personave të ndryshëm në këmbim të parave. Pasi kuptoi se po ndiqej nga patrullat e policisë, i riu ka tentuar të arratiset dhe gjatë atij momenti ka hedhur nga dritarja e mjetit doza të tëra me kokainë. Në total atij iu sekuestruan 300 euro të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria e paligjshme e shitjes së drogës.
Disa prej personave të marrë në pyetje nga policia, italiane kanë pranuar se në të kaluarën, shqiptari u kishte shitur disa herë kokainë.