Oficerja e policisë së Tiranës, e identifikuar si Arta Nazif është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se 47 vjeçarja në cilësinë e oficeres të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar merrte para në formë ryshfeti duke premtuar se do të lehtësonte pozitat penale të personave që hetonte. 

Ndaj saj u caktua masa e sigurisë "arrest me brug".  Caktimi i masës u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore , nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme korruptive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Merrte ryfshet nga personat që hetonte me kusht që t'i ndihmonte, kjo është oficerja e policisë që u arrestua në Tiranë (FOTO)

1677591028_ARTA.jpg

Kjo është 47 vjeçarja, Arta Nazif e cila është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi hetimet në bashkëpunim me SPAK zbuluan se kjo e fundit merrte ryshfet për të ndihmuar personat që kishte nën hetim.