Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje

Fushata mes dy kampeve politike dhe veçanërisht fushata e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha ishte tema e diskutimit në Sot, live në Shqipëri, në Report Tv.

Mërtiri ka thënë se Berisha është bashkuar sipas tij me ata opozitar që mbledhin vota shumë të pamjaftueshme për të mundur Partinë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Sipas analistit Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’.

Mërtiri: Kjo qeveri është më e parrezueshme se kurrë për shkak se nuk kemi opozitë. Edhe pse kjo është qeverisja më e dobët. Fakti që janë krijuar shumë parti nuk do të thotë se koalicioni është fitues, është një pjesë e madhe ajo që quhet “opozita e kërpëratave”, që kanë qenë një turp dhe shumë tallëse. Problemi nuk është që ka program, por a është ky program i studiuar. Fakti që Berisha thotë "do bëj rrogën 1 mijë euro" është fantazi. Nuk e di a është konsulenti i Trumpit nga më të mirët në botë, kishte dhe më parë PD një konsulencë izraelite. Një nga konsulentët e kaluar tha: "Hiqni Berishën nga fushata". Kur ti je non grata, i përçarë dhe i korruptuar, apo gjuha jote sulmon më shumë SPAK-un se qeverinë. Nëse i ka varur shpresat e fitores te një konsulent, kjo është vaj medet.
 

Nga ana tjetër analisti ka theksuar se Berisha e ka të pamundur sipas tij të mund Ramën në zgjedhje por nga ana tjetër qeveria sipas Mertirit ka probleme me legjitimitetin.

Mërtiri: Rama i bën këto, Rama nuk ka hall se humb zgjedhjet, por ai i ruhet aksidenteve rrugës, ndonjë arrestimi nga SPAK-u apo nga ndërkombëtarët. Problemi i Ramës është legjitimiteti. Rama e di që fiton, por ka hallin se, duke qenë se njerëzit e vet i ka në burg, ai nuk ka legjitimitet. Rama i druhet një lufte civile në kampin e tij. Nga ana tjetër, kemi Berishën që thotë "do bëjmë primaret" dhe bën një katrahurë të madhe. Shumë pak zëra nga ata që kandiduan në primare janë në listat e sigurta.

Në fund Mërtiri tha se sipas tij Berisha nuk e mbajti fjalën ndaj demokratëve për primaret dhe mendon se nuk do ta mbajë as kur të humbi zgjedhjet, ku ka vendosur një sanksion në statut se kush humb zgjedhjet, jep dorëheqjen.

Mërtiri: Berisha e ka sanksionuar në statut që, nëse humb zgjedhjet, ai do japë dorëheqjen. Ndërkohë, i bëri listat për t’u mbrojtur.

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga ish i dashuri, babai i Ilaria Sulës: Ai më tha se i vinte keq dhe më përqafoi! Tregon si kuptoi që në telefon s’po përgjigjej më vajza e tij, por filipinasi

Itali/ Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga ish i dashuri, babai i Ilaria Sulës: Ai më tha se i vinte keq dhe më përqafoi! Tregon si kuptoi që në telefon s’po përgjigjej më vajza e tij, por filipinasi