Foto: Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një deklaratë të dhënë sot tha se pas vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme Gjermania do të ndihmojë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

"Gjatë një bisede me Trump, e sigurova se pas paqes, Gjermania do të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e di se duhet të përmbushen dy kushte për Gjermaninë: një mandat ndërkombëtar, mundësisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe miratimi i Bundestagut", tha ai teksa theksoi se qeveria gjermane ka rinisur dialogun me Iranin.


Lajmi kryesor:

Netanyahu: Negociata me Bejrutin! Mediat: Përfaqësues të Izraelit e Libanit takime në Washington! Khamenei: Kompensim të dëmeve nga sulmet në Iran dhe menaxhim ndryshe i Hormuzit