Kancelari gjerman, Friedrich Merz
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ‘helmi' më i madh për ekonomitë e Europës dhe SHBA-së është pasiguria e vazhdueshme në lidhje me tarifat doganore dhe se kjo pasiguri duhet të marrë fund.
Duke folur për mediat gjermane, Merz tha se priste që barra mbi kompanitë gjermane të zvogëlohej pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së dje dhe do të koordinohej ngushtë me vendet e tjera të BE-së për një qëndrim të përbashkët përpara udhëtimit të tij të ardhshëm në SHBA.
Ai vuri në dukje se vendimi duket se i lë në fuqi tarifat sektoriale, të tilla si ato për çelikun, aluminin dhe makinat.
Lajmi kryesor:
'Vendimi i gjykatës, qesharak'/ Trump rrit tarifën doganore nga 10 në 15% për mallrat që vijnë në SHBA






