Mes dhimbjes e trishtimit, kolegët i thonë lamtumirë kompozitorit Kujtim Alija, Alfred Kaçinari: I pazëvendësueshëm! Bujar Qamili: Muzikant nga ata që nuk harrohen kurrë

 

Mes dhimbjes e trishtimit, kolegët i kanë dhënë sot lamtumirën 'Mjeshtrit të Madh', kompozitorit Kujtim Alija, i cili tashmë ka lënë vendin bosh në jetën artistike jo vetëm të Shkodrës, por të gjithë vendit. 'Një artist që nuk harrohet kurrë, që i dha Shkodrs Shpirtin', me këto fjalë e përcjellë 'Mjeshtrin e Madh' këngëtari Bujar Qamili.

"Një humbje e madhe jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë. Një artis i madh i rrallë, një muzikant që i dha Shkodrës gjithçka, shpirtin, sakrificën. Kujtim Alija ishte nga ata që nuk harrohen kurrë. Atë që ka bërë ai për Shkodrën, rrallë se mund të bëjë një muzikant tjetër, ishte i jashtëzakonshëm", thotë ai.

Kompozitori dhe orkestruesi Alfred Kaçinari, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së Kujtim Alijas.

"Nuk e kishim menduar kurrë se do vinim për të përcjellë Kujtimin. Një njeri i jashtëzakonshëm, një artist i madh, një personalitet që i ka bërë nder qytetit ët Shkodrës, është i pazëvendësueshëm", shprehet Kaçinari.

Kompozitori dhe mjeshtri i korit shqiptar Zef Çoba thotë se kjo e shtunë, 28 gusht, është një ditë e dhimbshme për të gjithë popullin që ka duartrokitur pafund 'Mjeshtrin e Madh'. Ai shprehet se mungesa e Kujtim Alijas do të ndjehet në organizimin e koncerteve për fëmijë.

"Është një ditë e dhimbshme për të gjithë popullin që e ka duartrokitur në këtë karrierë të gjatë Kujtim Aliajn. Është një ditë e trishtë, humbëm një koleg, një mik, një shok, Kujtimi ka një kontribut shumë të gjatë në disa fusha të rëndësishme në jetën artistike. Do të jetë i mangët vendi i Kujtim Alisë në podin e dirigjimit të festivalit të Këngës për Fëmijë. Do ndihet mungesa e tij në organizimin e koncerteve për bilbilat vegjël, ku u identifikuan sa e sa talente. Kujtimi ishte një njeri i përkushtuar që punoi me pasion, një njeri që dha kontributin e tij në lidhje me zhvillimin e artit dhe muzikës në Shkodër. Një pjesë e këtyre viteve nuk ishin të lehta. Përulem me respekt për kontributin që dha Kujtm Alija për artin", thotë ai me trishtim.


Lajmi kryesor:

Përcillet për në banesën e fundit Kujtim Alija, Shkodra i dha sot lamtumirën 'Mjeshtrit të Madh'! Kolegët mes dhimbjes e trishtimit: I pazëvendësueshëm


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave