Mes jetës së luksit dhe grabitjeve/ Studentet dashuroheshin me të, si i mashtronte viktimat e tij 'skifteri' mirditor

27-vjeçari shqiptar, Klodian Nikolli, apo i njohur ndryshe me nofkën 'Doktor K', ka bërë bujë të madhe në mediat italine për shkak të skemës që ai përdorte për të grabitur banesat. Edhe pse duket në pamje të parë ai duket një 'djali i mirë' nuk rezulton kështu në realitet.

I riu në shkurt të këtij viti ishte lënë në arrest shtëpie, por pavarësisht kësaj ai kishte thyer urdhërin e gjykatës duke u larguar nga banesa. Ndërsa me 8 maj autoritete e kishin pikasur teksa lëvizte me një makinë luksoze dhe më pas arratia për të mbaroi. Sipas mediave italiane historia e shqiptarit ngjanë me atë të Lupine lll. Në fakt Nikolli kishte ndërtuar një identitet krej ndryshe nga ai që zbuloi policia italiane. Ai dukej si një djalë i shkolluar dhë si punëtor, madje pretendonte se ishte ekonomist në profesion. Gjithashtu ai zotëronte një diplomë false në Ekonomi të marrë në Bocconi dhe për këtë diplomë ai thoshte se e kishte marrë me rezultate të shkëlqyera.

'Viktimat' e tij ai i magjepste me klas dhe elegancë. Veshur mbante rroba, orë dhë unaza të shtrenjta. Disa prej studenteve që ai u afrohej, madje binin edhe në dashuri me të dhe me mënyrën se si i bënte gjërat. Ai dinte si tu fitonte zemrat dhe ti bënte për vete. Më pas pasi fitonte besimin e tyre u vidhte shtëpitë. Tek ai agjë nuk linte të dyshoje se ishte një hajdut banesash. Dhe mënyra në të cilën u arrestua është gjithashtu e veçantë. Në fakt, 27-vjeçari ishte zbuluar nga një patrullë policie, teksa bënte të njëjta lëvizje si në arrestimin e parë të tij në Niguarda, teksa po lëvizte me një mercedez luksoz. Ishte targa e kësaj makine ajo që çoi edhe në kapjen e tij.

Pasi u pikas nga policia filloi një ndjekje normale. Por shqiptari sapo pa që po ndiqej braktisi makinën e tij në hyrje të Milanos dhe u largua në këmbë. Fatkeqësisht për të arratia e tij nuk zgjati shumë pasi policia arriti ta vinte në pranga. Sapo ai të largohet nga spitali ku po kryen disa vizita, dyert e burgut do të hapen për të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 20/05/2019 13:57

    SHEPRLLARI MALOKU MALOK NGELET sado qimet ta nderroje. Ishalla kalbet ne burg

    Përgjigju
    • Edis: 25/05/2019 00:33

      Po pse ti vodhi ty gjanat spo si. Rri urt

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike