Mes këngëve e valleve,Tropoja mbyll
edicionin e 14-të të 'Sofrës Dardane' 

Mes këngëve e valleve,Tropoja mbyll<br />edicionin e 14-të të 'Sofrës Dardane' 
Për artdashësit e shumtë tropojanë,të mbledhur për dy ditë në stadiumin e lojërave me dorë dhe natën e tretë,natën finale në pallatin e sportit “”Valbona” ,Unioni Artistik i Kombit Shqiptar risolli për të 14-in vit me radhë në “ Sofrën Dardane” vlerat e folkut mbarëshqiptar nga treva të ndryshme ,duke prezantuar vlerat më të mira kulturore shqiptare.Sipas studiuesve të foklorit,mendohet se më shumë duhet treguiar vemendje prurjeve të reja të këngëve dhe valleve ,duke qëmtuar në thesarin e pashterrur të popullit.

Për tre netë me radhë, 10-12 qershor, Tropoja u shndërrua në kryeqytet të kulturës kombëtare shqiptare.

Merrnin pjesë duke nderuar me pjesëmarrjen deputete të parlamentit shqiptar,kryesuar nga Mimoza Hajdarmataj,deputete e Teropojës, e cila mes të tjerash,në fjalën e saj theksoi : “Sot në qytetin e Bajram Currit, për të 14-tin vit me radhë, u zhvillua " Sofra Dardane". Dy faktorë kyç kanë bashkuar kombin këto kohë, biri ynë Sali Berisha me rrugën e kombit dhe ky festival i vlerave dhe traditës më të mirë artistike i organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar po prap nga një bir Tropoje, Azgan Haklaj.”

Në aktivitetin që u mbajt në stadiumin e lojrave me dorë ne qytetin e Bajram Currit,në natën finale, morën pjesë këngëtarë dhe valltarë nga të gjitha trevat shqipëfolëse.

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj,e vlerësoi aktivitetin jo vetëm për vlerat artistike dhe rigjallëimin e jetës së komunitetit atje, por edhe në funksion të turizmit.Ai tha se para kësaj pamje të hijshme e madhështore, që do ta kishte zili çdo qytet i Shqipërisë dhe Europës, para këtyre artistëve dhe këtij arti të madh e të pavdekshëm, para këtyre kostumeve, që shkëlqejnë si lëndinat me lule të bjeshkëve tona, te gjithë ndihemi të nderuar.

Një kompozitor i madh e quan muzikën si gjuhë të Perëndisë, pra me këtë gjuhë ju te nderuar artistë po komunikoni me ne, në keto tre dite, duke sjellë magjinë e çdo treve të kombit.

Me paraqitjen tuaj të mrekullueshme, me veshjet karakteristike, me artin tuaj të madh e të pavdekshëm, ju mbeteni padyshim zëdhënësit e kulturës dhe historisë së kombit.

Ndërkohë ju, si 14 vite me radhë edhe sot, si çdo fillim vere, jeni oguri i bardhë për ne. Duke qenë edhe ndër turistët e parë të këtij sezoni, ju rigjallëruat vendet tona të bukura, të krijuara nga Zoti dhe të transformuar kaq madhërishëm nga mendja dhe dora e tropojanëve, punëtorë dhe mikpritës.

Malësia e Gjakovës, ky tempull i lirisë kombëtare, ka kontribute të mëdha në të gjitha kohërat. Ky popull i Zotit, qëndroi, luftoi, sakrifikoi, dhe dha mijëra martirë, por ndërkohë

këndoi dhe vallëzoi si rrallë kush tjetër, duke mbajtur të ndezur frymën e lirisë dhe entuziazmin ndër breza.

Unë jam krenar, kur u them miqve të mi se është pikërisht Malësia e Gjakovës, djepi ku u mblodhën të gjitha perlat e Eposit të Kreshnikëve.

Por ndërkohë janë këngët e kushtrimit, që shoqëruan luftëtarët e Malësisë së Gjakovës në betejat legjendare të Plavës e Gucisë, të Shtimljes e Slivovës, të Qafës së Morinës e Kodrave të Palçit.

Apo vallet tona, si vallëzimet e ujëvarave, si lodrimet e luleve dhe të çetinave: Vallet e Valbonës, të vjeljes së gështenjave, vallja e sokolit, e vajzave të Bytyçit, të cilat pasuruan gjithë skenat e Shqipërisë, dhe para shumë vitesh këto motive përbënin thuajse gjithë programin e valleve më të bukura të Ansamblit të Këngëve e Valleve.

Të gjithë e kujtojmë me krenari se si në festivalin e Dizhonit në Francë, ky Ansambël fitoi gjerdanin e Artë me vallen e motiveve tona “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.

Natyrisht që dua t’u përcjell edhe një dëshirë të bashkëqytetarëve të mi: kur të shkoni në krahinat e qytetet tuaja të frymëzoni dhe të nisni për në Tropojë, Valbonë, Curraj Epër, Lumi Gashit e kudo në këtë parajsë tokësore shumë vizitorë, t'u tregoni per Malësinë e Gjakovës, për këtë perlë të natyrës dhe djep të historisë shqiptare.

Duke qenë sot para jush, dhe natyrisht në respekt edhe të historisë nuk mund ta lë pa u bërë një homazh të madh dhe nderim, brezave tanë të shkrimtarëve dhe artistëve, këngëtarëve dhe valltarëve, kompozitorëve të shquar dhe orkestrantëve tropojanë.

Sot do të përmend dy, legjendën e valles tropojane, Xhevahire Gashin dhe këngëtaren e pavdekshme Fatime Sokoli, që me zërin e saj magjik pushtoi për shumë vjet majëmalet.

Uroj t’i keni shijuar sa më mirë këto ditë në Sofrën Dardane, në këtë tempull të mikpritjes e bujarisë, të këngës e gëzimit,përfundoi fjalën e tij përshëndetëse kryetari I bashkisë,Besnik Dushaj.

Në fund juria profesionale,e përbërë nga Minella Kureta,’Mjeshtër I Madh”,Ali Mula “Mjeshtër i Madh”,Deli Metaliaj,koreograf,Skënder Doshlani,kompozitor,bëri vlerësimin e interpretuesve më të mirë.
TROPOJE
TROPOJE

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet