Mes kaosit, gazit lotsjellës e
protestave Kosova pro buxhetit

Mes kaosit, gazit lotsjellës e<br />protestave Kosova pro buxhetit
Opozita në Kosovë, ashtu siç kishte paralajmëruar, nuk ka lejuar edhe sot Kuvendin e Kosovës që të vijojë punën e tij në sallën kryesore, duke hedhur gaz lotësjellës çka solli ndërprerjen e seancës.

Të njëjtën rrugë opozita ndoqi edhe në sallën alternative ku u zgjodh të mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Sërish u hodh gaz lotësjellës duke detyruar deputetët e mazhorancës të mblidhen në një sallë tjetër rezervë pa praninë e opozitës.

Iniciativa e opozitës, për të hedhur gaz në sallë, ishte paralajmëruar nga koalicioni opozitar, ku ai kishte deklaruar se gjatë seancës do të kishte veprime surprizë. Ata kanë deklaruar se tashmë nuk hedhja e gazit lotsjellës nuk është një veprim individual por qëndrim politik i opozitës së bashkuar. Për opozitën, thirrja e kryeministrit për dialog është hipokrizi pasi bie ndesh me arresimet e deputetëve. Deri tani 4 deputetë janë në burg dhe 5 të tjerë kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 
Ora 20.00
Ymeri: Pushteti bashkë me marrëveshjet ka humbur dhe argumentin

Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka reaguar pas arrestimit të deputeteve të AKK-së. Sipas Ymerit pushteti në Kosovë, bashkë me marrëveshjet ka humbur dhe argumentin, ndërsa e vetmja gjë që i ka mbetur është “qërimi i hesapeve” me opozitën.

“Egërsia e Mustafës, Veselit e Thaçit, flet zëshëm për të vërtetën që e kanë kuptuar edhe ata: Këtij pushteti nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet. Bashkë me marrëveshjet e tyre, këta e kanë humbur edhe argumentin. Krejt çfarë u ka mbetur është të shfryhen duke akuzuar, kërcënuar e nxitur aparatin shtetëror për 'qërim hesapesh' me opozitën. Nga skuta që po e quajnë sallë ata edhe një herë i shpërfaqën tendencat e tyre autoritare, duke kërkuar prapë më shumë polici, polici edhe më të dëgjueshme, për t'i sulmuar kundërshtarët politik, e për t'i shpërblyer bashkëpunëtorët e tyre Vuçiqin e Daçiqin,” thotë Ymeri.

Më tej ai shprehet: “Ne do ta mbrojmë Kuvendin nga kjo klikë zaptuesish. Ne do ta mbrojmë Kuvendin e Republikës për të mos e lënë klikën e zaptuesve ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. Ne do ta mbrojmë Republikën nga 'Zajednica'. Këtë e kemi obligim dhe e kemi përgjegjësi legjitime,”
 
Ora 18.00 Arrestohen dy deputete te AAK
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë pasdites edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadria dhe Teuta Haxhiu, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në seancën në sallën alternative, e cila rinisi pas tensioneve jashtë sallës së Kuvendit e gazit lotsjellës brenda tij. Dyshohet se dy deputetet kane futur gazin lotesjelles ne salle.

Ora 17.25 Thaçi: Kuvendi të dënojë uzurpimin e dhunshëm nga opozita
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i kërkoi Kuvendit që nëpërmjet një deklarate për shtyp, të dënojë ashpër uzurpimin e dhunshëm siç ai e quajti, nga një grup i deputetëve të opozitës. Thaçi ftoi deputetët të kthehen në sallë, por jo duke përdorur dhunën.

“Neve po na mohohet informimi i qytetarëve. Nuk mund të sillemi sikur s’po ndodh kurrgjë. Sot kuvendi është i uzurpuar dhunshëm nga një grup deputetësh opozitarë. Ne nuk mund të shkojmë vazhdimisht në tërheqje. Do ishte me interes që sot Kuvendi të dënojë uzurpimin e dhunshëm të Kuvendit. Ne nuk jemi këtu për qejf. Kjo është e rrezikshme. Ata po rrezkojnë jetët e të gjithë atyre që janë këtu. Vlerësoj që të dënojmë uzurpimin e dhunshëm të objekteve të Kuvendit nga një grup deputetësh. Ai është grup i armatosur, nëse gazi vlerësohet si armë. Ftojmë deputetët të kthehen, sepse jemi të interesuar që të ballafaqohemi me argumente. Ata deputetë të rikthehen, por jo në këtë formë. Ftoj Kuvendin që të dalë me një deklaratë,”  u shpreh Thaçi.

Ora 17.15 Veseli: Kuvendi do vazhdojë, opozita po njollos shtetin e Kosovës
Kreu i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli i ka quajtur veprimet e opozitës, e cila sërish ka hedhur gaz lotësjellës, në seancën e sotme, si të turpshme. Ai tha se kuvendi do të vazhdojë me punimet e tij sa herë të vendosë kryesia. “Kot, po mundohen, po e turpërojnë veten dhe po njollosin shtetin e Kosovës," tha ai.

Ora 15.50 Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre si pasojë e gazit lotsjellës që hodhën deputetet e opozitës në sallën rezervë do të vazhdojë përsëri.
Sipas informacioneve të Kuvendit të Kosovës, seanca do të rinisë pas 30 minutash dhe do të mbahet përsëri në sallën rezervë.

Ora 15.45 Rrugët e Prishtinës janë përfshirë nga kaosi ndërkohë që Gjykata ka vendosur 30 ditë burg për deputetin Ismajl Kurteshi, i cili gjatë ditës së sotme hodhi gaz lotsjellës në seancën e Kuvenit të Kosovës.

Ora 15.40 Pas miratimit të buxhetit të vitit 2016, salla rezervë në të cilën po zhvillohej seanca e Kuvendit të Kosovës, protestuesit kanë gjuajtur me gurë forcat policore, ndërkohë që brenda sallës është hedhur gaz lotsjellës.Punimet e Kuvendit janë ndërprerë menjëherë, pasi katër deputetë të opozitës janë lejuar nga policia që të ngjiten shkallëve për të shkuar në sallën alternative, ku po mbahej mbledhja e Kuvendit të Kosovës.
Besa Baftiu, Time Kadriaj, Valdete Bajrami dhe Shukrie Bytyçi janë lejuar të shkojnë në sallë. Ato i lejoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
 
Ora 15.30 Në seance plenare e cila është duke u mbajtur në një nga sallat rezervë të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar buxhetin e vitit 2016, të cilin qeveria e Kosovës do e përdorë për vitin e ardhshëm.

Buxheti është miratuar me 78 vota pro, ndërkohë që deputetët e opozitës janë përjashtuar nga seancë dhe ende janë duke qëndruar në sallën kryesore të Kuvendit.
 
Ora 15.20 Policia e Kosovës gjatë përpjekjeve për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm, ka arrestuar një prej tyre. Ai është parë të futet në një nga furgonët e policisë së Kosovës.
 
Ora 14.45 Godina e Parlamentit të Kosovës është qëlluar me gurë dhe bojë, nga disa protestues që njihen si mbështetës të Vetëvendosjes, që janë shprehur kundër mbajtjes së seancës parlamentare. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë djegur 3 automjete me targa zyrtare në kryeqytetin e Kosovës.

kosove1

kosove3

kosove2

kosove22

Ora 14:10 Nis mbledhja në sallën rezervë të Kuvendit
Deputetët kanë nisur diskutimet e tyre për 27 pikat e rendit të ditës që ishin planifikuar për t’u diskutuar, mes të cilave edhe ajo e buxhetit të vitit 2016.

Ora 14:00 Arrestohet deputeti Pal Lekaj
Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici deputetin, Pal Lekajn, pasi ky i fundit hodhi sot në Parlament gazin lotsjellës, veprim i njëjtë me atë të Glauf Konjufckës.





Ora 13:50 Gaz lotësjellës në mbledhjen e kryesisë
Mbledhja e kryesisë në sallën alternativë të Kuvendi është përfshirë nga një kaos i shkaktuar nga hedhja e gazit lotsjellës, çështje që tashmë deputetët e opozitës nuk e shohin si individuale, por një vendim të gjithë partive të përfshira në koalicionin opozitar.

Ora 12:30 Deputeti thyen masën e arrestit shtëpiak, merr pjesë në seancë
Deputeti i AAK-së Fisnik Ismaijli ka thyer këtë të hënë masën e arrestit shtëpiak duke u bërë pjesë e seancës plenare në Kuvend.
Të pranishëm në sallë ishin edhe ambasadorë, të cilët e kanë konsideruar praninë e deputetëve, të dënuar me “Arrest shtëpiak” nga Gjykata, si një gjë të papranueshme. I të njëjtin vendim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i cili ka theksuar se hyrja e tyre në Parlament është veprim shqetësues.

Ora 12:20 Konnjufca: Unë hodha gaz lotsjellës
"Unë e kam hedhur gazin ky është një veprim kolektiv, unë qëllova rastësisht sot. Të tjerë e kanë bërë para meje, të tjerë do e bëjnë edhe në vijim. ky do të konsiderohEt një vendim politik", tha pas ndërprerjes së seancës kryetari I Vetëvendosjes Glauf Konjufckës.

Ora 12:15 Pantina: Veprimet e opozitës qëndrim kolektiv
Në një prononcim për Shqiptarja.com deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina tha se veprimet e opozitës për të hedhur gaz lotsjellës në Kuvend e për të mos lejuar rrjedhën normale të tij janë vendim politik i opozitës, dhe jo çështje individuale.
 “Janë veprime të opozitës së bashkuar, secili mban përgjegësi kolektive, jo individuale. Kryeministri gjoja ka bërë kërkesë për dialog por arreston deputetët. Albin Kurti dhe Albulena janë në burg, 5 të tjerë në arrest shtëpiak, nuk e di si mund të ketë kërkesë për dialog përsa kohë ne burgosemi çdo ditë. Ne do të insistojmë të futemi në sallë dhe nuk do të lejojmë normalizim të Kuvendit përderisa këto marrëveshje nuk hiqen. Ato marrëveshje prekin edhe gjeneratat që vijnë pas nesh, nuk ja kemi borxh atyre. Prandaj jemi të gatshëm të sakrifikojmë vetë dhe jemi të bindur se do ti ndalojmë", u shpreh për Shqiptarja.com deputetja e VV-së Shqipe Pantina.

Ora 10:45 Gaz lotesjelles ne Kuvend
Seanca e Kuvendit të Kosovës është përfshirë edhe sot në kaos, ku deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës. Sapo seanca ka filluar, deputetët e opozitës kanë realizuar atë çka kishin konsideruar si surprizë, hedhjen e gazit në sallën e seancës.

Dyshohet se gazi lotjellës në Parlament është hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj.



Menjehërë, kreu i Parlamentit në Kosovë ka ndërprerë seancën plenare si dhe ka njoftuar se mbledhja e kryesisë do të vijojë në një tjetër sallë.

Ndonëse policia e Kosovës kishte kontrolluar sallat e Kuvendit dhe vetë deputetët, edhe kësaj here gazi lotsjellës është futur brenda Kuvendit, çka ka sjellë është ndërprejen e seancës.

gazi

kosove

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!