Mes kaosit në Kuvend pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u votuan si anëtarë në Komisionet Parlamentare.

Emërimi i tyre, përkatësisht i Spiropalit si anëtare në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen dhe i Vengut si anëtar i Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u realizua me një votim të vetëm me 80 vota pro.

Vengu u emërua edhe si anëtar zëvendësues për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, ku mori 79 vota.


Lajmi kryesor:

PS nuk dorëzon Ballukun, rrëzohet me 82 vota kërkesa e SPAK për arrestin!