Mes lotëve e dhimbjes, nëna e 15-vjeçares që u mposht nga sëmundja kërkon t'i kthehet trupi i vajzës në shtëpi (VIDEO)

FUSHË-KRUJË - Elona nuk ia doli dot. Ditën e djeshme ajo humbi betejën me sëmundjen në një spital në Turqi, por familja e saj ende pret që trupi i vajzës së tyre të kthehet në shtëpi. Përmes Report Tv nëna e saj i bën apel kryeministrit që ta ndihmojë të sjellë në shtëpi trupin e pajetë të vajzës.

"Elona ndodhet në Turqi. Unë e çova për kurim por sëmundja i mori jetën. Unë i kërkoj Edi Ramës që si teagoi për kurimin e Elonës të ma sjellë vajzën në shtëpi. Më kanë thënë në spital që nesër në orën 10:00 do vijë vajza në Shqipëri", shprehet nëna  e Elonës.

Ndërsa një apel të ngjashëm ka edhe babai i Elonës.

"Unë kërkoj nga ministri që sa më shpejt të më sjellë vajzën këtej", thotë babai.

E reja ndërroi jetë këtë mëngjes në një spital publik në Turqi, ku po merrte kurim dhe do t'i nënshtrohej një operacioni të vështirë, për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje: që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.

Shpresat për ta mbajtur në jetë ishin të pakta, por pas apelit të pindërve të saj qeveria shqiptare mori përsipër shpenzimet për trajtimin mjekësor të Elonës në Turqi, pasi duhej një skuadër mjekësh specialistë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 16/09/2019 22:59

    Ngushellime familjareve per humbjen e njerit te tyre te dashur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!