Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do të ofrojë kryeqyteti për të gjithë qytetarët që do të zgjedhin Tiranën për të kaluar festën. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe do të përfundojnë në mesnatë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
(Festimet në Tiranë)
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët:
1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D'Ark.
- Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
- Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në blv. “Zhanë D'Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
2. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.
Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
3. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.
Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Ëillson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Ëillson – “Sami Frashëri” - blv. “Bajram Curri” - ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George Ë. Bush”.
Programi i Ditës së Verës në Tiranë – 14 MARS 2018
Ora 09:00 – Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).
Ora 10:00 – “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.
Ora 09:00-15:00 – Tirana Open Air Shoë. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.
Ora 09:30-11:15 – Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.
Ora 10:00 – Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.
Ora 10:30-14:30 – Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.
11:00-00:00 – Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.
Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial
– Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve
– Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)
– Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)
– Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).
– Këndi i fotografisë së pranverës
– Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë
– Këndi i barbekysë
– Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.
Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.
– Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.
– Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.
– Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël
Ora 12:00 – Red Bull Race Air Shoë.
Ora:12:00-23:00 – Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero
Ora 12:00-01:00 – Street Party Telekom.
– Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Ëhiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.
– Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Toëer me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.
Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.
Ora 18:00 – Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve
Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor), Ardita Meni ( Soprano), Zana Frashëri (Soprano), Evis Mula (Soprano) , Erand Kurani (Fizarmonikë), Alma Strazimiri (Mezzo-soprano), Sofika Kola (Soprano)
Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e Ditës së Verës
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marre nje sere masash per mbarevajtjen e festes se 14–Marsit, Ditës së Verës, në të gjithë Qarkun e Elbasanit, per shkak te shtimit te numrit të automjeteve dhe rritjes se fluksit të lëvizjeve në akset kryesore dhe nëpër qëndrat e banuara.
Gjatë festimit të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë të gjitha masat, për organizmin e shërbimeve të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Gramsh, Peqin dhe të stacioneve Belsh dhe Perrenjas në mbarëvajtjen e aktiviteteve festive para gjatë dhe deri në përfundim të aktiviteteve festive që do të zhvillohen me rastin e Ditës së Verës.
1. Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13.03.2018 do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
2. Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do të vihen në disposición dhe forca nga FNSH Tiranë.
3. Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
4. Nga Policia Rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Në këtë plan masash do të angazhohen 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.
Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e Ditës së Veres Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nuk do të lejojnë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore:
1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve - Bashkia”
2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrëseve në këtë ditë feste, të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
Festimet në Elbasan
d.gj/ Shqiptarja.com

FOTO








