Mes pengmarrjes, dhunës e kazinove, ekstradohet në atdhe kinezi i kapur në aeroportin e Rinasit

Mes pengmarrjes, dhunës e kazinove, ekstradohet në atdhe kinezi i kapur në aeroportin e Rinasit

Guanghui Lai

Ditën e sotme është ekstraduar drej Kinës, Guanghui Lai  i cili u arrestua në Aeroportin e Rinasit në muajin qershor. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Interpol BEIJING / Kinë, pasi është i dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale  "Gjobëvënie".  Kinezi u arrestua nga forcat e policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekin/Kinë.

 Ai ishte një nga anëtarët e një bande kriminale   e cila ushtronte aktivitetin e saj në qytetet Aotou, Maonan, Maoming dhe në provincën Guangdong, duke ushtruar dhunë, duke vënë gjoba dhe duke hapur kazino e lojëra fati, nga të cilat përfitonin para në mënyrë të paligjshme. vënë gjoba dhe duke hapur kazino e lojëra fati, nga të cilat përfitonin para në mënyrë të paligjshme.

Në vitin 2013, ky person në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës, mori peng dhe mbajti në mënyrë të paligjshme një shtetase, duke e detyruar atë të shlyente një shumë prej 3.8 milion CNY (monedhë kineze). Në vitin 2014, po në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës shkoi në një kompani dhe e detyroi drejtuesin e saj të shlyente një kredi, duke shitur 23 suita, 40 hapësira parkimi dhe 6 autovetura me çmim të ulët.

Guanghui Lai 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja