Gjoba dhe rrëmbime, zbulohet fotoja e mafiozit kinez që u arrestua në Rinas

Gjoba dhe rrëmbime, zbulohet fotoja e mafiozit kinez që u arrestua në Rinas

Guanghui Lai

Një 25-vjeçar nga Kina u arrestua dje në Rinas, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai është Guanghui Lai dhe akuzohet për gjobëvënie në vendin e tij, ndërsa Interpoli i Pekinit ka lëshuar edhe një urdhër arresti për të, ku tani pritet që të ekstradohet. Shqiptarja.com zbulon edhe foton e tij.

Sipas zyrës së Sigurisë Publike të Bashkisë Goazhou në Kinë, ai është një prej anëtarëve kryesorë në një grupi kriminal të tipit mafioz të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me fajde, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Kinezi ka ardhur në vendin tonë duke ndjekur itinerarin nga Hong Kong-u në Turqi dhe më pas në Shqipëri. Ndërkohë edhe pse ndaj tij në sistemin TIMS kishte urdhër arresti dhe është me rrezikshmëri të lartë, përsëri nuk është ndaluar nga Hong Kong-u apo Turqia. Ndërkohë po kryhen hetime se kush po e priste ne Tiranë, ndërsa në polici ai ka deklaruar se vinte si turist.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer një person, X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milion Yuan kinez. Po ashtu në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vend parkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm