AKU ka konfiskuar makina e dyqane të cilat tregëtonin mish jashtë standarteve dhe rrezikonin sigurinë e konsumatorëve. Gjatë ditës së shtunë, AKU zbuloi brenda një fugoni mallrash me targa 3012, i cili drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum, i cili ndodhej në kushte jashtë standarteve. Në fugon ndodhej një sasi prej 65 kg mish, drejtuesi i mjetit ka konfirmuar se mishin do e shiste. AKU bllokoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.
Gjithashtu edhe gjatë një inspektimi në një restorant të Tiranës, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 21 kg mish keci pa vulë dhe certefikatë veterinarie. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi. Edhe gjatë një inspektimi në një dyqan mishi në Paskuqan, u konstatua 198 kg mish pa çertefikatë dhe vulë. AKU e gjobiti këtë subjekt me 300.000 lekë, i konfiskoi mishin si dhe makineritë që ndodheshin në dyqan.
Gjatë aksioneve të saj AKU ka pasur edhe mbështetjen e policisë. Aksione me bllokimin dhe sekuestrimin e disa dyqanëve ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
(Tregtimi i mishit në kushte skandaloze)
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com