Mes të dyshuarve të policisë për krime? Spiropali: Qesharake! Policia e tha nuk është lista MEMEX!  

Mes të dyshuarve të policisë për krime? Spiropali: Qesharake! Policia e tha nuk është lista MEMEX!  

1664807136_spiropali1.webp

Emri i Elisa Spiropalit ishte mes atyre që pretendohej të ishte lista e kriminelëve që posedonte policia e Shtetit. Në një reagim në Facebook ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin shprehet se e gjitha kjo është qesharake.

 “S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde. Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësish së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali.


Lajmi kryesor:

Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!