Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale

Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, Report Tv ka zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Report Tv iu drejtua me një kërkesë zyrtare Policisë së Shtetit për të mësuar nëse këta zyrtarë janë të dyshuar si të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale. Përmes Koordinatorit për Informim Gentian Mullaj, Policia e Shtetit tha asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista”, tha Policia në reagimin për Report Tv.

Por si e justifikon policia e Shtetit prezencën e këtyre emrave në këto lista të publikuara nga hakerët?

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, u tha në reagimin për Report Tv. 

Mes emrave të kësaj liste misterioze të publikuar nga hakerat iranianë që siç thotë Policia e Shtetit nuk kanë asnjë lidhje me ngjarje kriminale, janë dhe shumë qytetarë të thjeshtë, por edhe gazetari i mirënjohur Armand Shkullaku.

Burimet zyrtare policore instistojnë që lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar dhe që zyrtarisht duhet të ketë emrat e të dyshuarve, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje 
me databazën e sistemit policor MEMEX.

Në fakt, në listën e publikuar nga hakerët iranianë, nuk kuptohet se ku e ka origjinën kjo database. Ka dhe një element të dukshëm në krye të çdo faqeje me fotot e të pretenduarve qytetarë të dyshuar, ku shkruhet në anglisht: Albanian suspects (Shqiptarët e dyshuar). Nëse database do të ishte e Policisë Shqiptare dhe në të janë emra të shqiptarëve të dyshuar, përse dokumenti duhej të ishte në gjuhën angleze. 

Hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS dhe nxorrën të dhënat nga emailet e ish-kryepolicit Gledis Nano, ndërsa më herët sulmuan edhe systemin dixhital të shtetit çka çoi në marrjen e vendimin të qeverisë për prishjen e marrëdheniëve diplomatike me Iranin.

Burimet zyrtare policore instistojnë që lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar dhe zyrtarisht duhet të ketë emrat e të dyshuarve, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje  me databazën e sistemit policor MEMEX.

Në fakt, në listën e publikuar nga hakerët iranianë, nuk kuptohet se ku e ka origjinën kjo database. Ka dhe një element të dukshëm në krye të çdo faqeje me fotot e të pretenduarve qytetarë të dyshuar, ku shkruohet në anglisht: Albanian suspects (Shqiptarët e dyshuar). Nëse database do të ishte e Policisë Shqiptare dhe në të janë emra të shqiptarëve të dyshuar, përse dokumenti duhej të ishte në gjuhën angleze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
‘Qejf o qejf o qerrata’, këngëtari i njohur i muzikës popullore në listën misterioze të publikuar nga hakerat iranianë

1664815626_spartak.JPG

Mes emrave të listës misterioze të publikuar nga hakerat iranianë përfshihet edhe këngëtari i muzikës popullore Spartak Xhaferri, i njohur  për këngën e titulluar "Qejf o qejf o qerrata". Policia e Shtetit ka sqaruar se lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka policia kriminale. 

Ora 17:14
Ministri i Brendshëm konfirmon: Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX

 

Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Këtë e ka konfirmuar edhe një herë sot ministrt i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX”, tha Çuçi para se të hynte në seancë plenare.

Ora 16:24
Mes të dyshuarve të policisë për krime? Spiropali: Qesharake! Policia e tha nuk është lista MEMEX!  

1664807136_spiropali1.webp

Emri i Elisa Spiropalit ishte mes atyre që pretendohej të ishte lista e kriminelëve që posedonte policia e Shtetit. Në një reagim në Facebook ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin shprehet se e gjitha kjo është qesharake.

 “S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde. Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësish së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jona: 04/10/2022 14:19

    Emo mire dhe ju si beni,thjesht kan qen ne hetim per vepra penale asgje me shume,abuzim sa ka prekur icik vepren penale ahahha

    Përgjigju
  • Sali: 04/10/2022 11:14

    duke pritur sufllaqexhinjte tani ta mbulojne me komente pozitive qeverine ......:)

    Përgjigju
  • tritan: 04/10/2022 11:03

    nese policia thote qe keta apo te tjere si keta skane lidhje me ngjarje kriminale do te thote qe policia sja ka haberin fare asaj pune.....

    Përgjigju
  • vlonjati: 04/10/2022 08:48

    Prisni kur te komentojne patronazhistet njeri pas tjetrit,ose vetm njeri ne emer te tjereve 10 persona ne 2 minuta

    Përgjigju
  • Doganjer: 04/10/2022 07:34

    Seç vjen era dogane verdalle apo me duket mua. Ehhh sa veta e dine.

    Përgjigju
    • Ec aty: 04/10/2022 14:20

      Eee ashtu me duket dhe mua si era dogan

  • tironci: 03/10/2022 22:01

    Haaaaa fillun tu u shkerdhy nder vedi shoku shoku ta ndihmojme ti qim temen ta shpetojme haaaaaaaaaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Vazhdon: 03/10/2022 16:21

    Vazhdon shkerrmoqja e ketij sistemi vazhdon tallja me nje dynja te tere qe po patakset nga gerrhamat e fundit te nje bande te mirefillte kriminale. Policia deklaron dhe mohon cfare ….. veten e vet. Ju tamam i kujtoni njerezit dele o mafioze, po nuk e kuptoni cfare impakti i jepni shoqerise me kete shkerrmoqje qe po i beni vendit. Policia mohon policine, u pika qe sju bie qe ju kane rene breke e kanatjere te gjitheve. Siropalla kontigjent ahahhahahahaha pu pu pu cfare cirku ne fshat!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja