GREQI- 11 shqiptarë, të cilët janë kapur nga policia greke pa dokumente, po mbahen në kushte çnjerëzore në një dhomë paraburgimi në shtetin helen.
Report Tv sjell foto dhe video nga dhoma ku po qëndrojnë shqiptarët, në të ftohtë dhe të pa ushqyer në pritje për t'u riatdhesuar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ato kanë denoncuar në Report Tv se po mbahen prej 25 ditësh me një çaj në ditë dhe një kruasant, e ndërsa shprehen se është shumë ftohtë dhe u kanë vënë në dispozicion vetëm një batanije ndonëse temperaturat janë nën zero. Referuar procedurave zyrtare, afati për riatdhesim është 3 ditë, por grupi i shqiptarëve janë mbajtur prej 25 ditësh, për motive ende të pasqaruara.
Shumë shqiptarë i drejtohen shtetit helen për punë sezonale, por disa prej tyre zgjedhin të qëndrojnë përtej afateve dhe të qëndrojnë "në të zezë", për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ose për një jetë më të mirë.
Në shtetin grek dhe jo helen. Bota grekët i quan greke dhe vendin e tyre Greqi dhe jo helene dhe Helade. Ju kush jeni qe e quani shtet helen?
Përgjigjunuk kemi shtet , vdekt edi rama dhe rilindja , greku po tallet cdo dit me emigrantet qe ikin per te punuar me 30 euro ne dit turp pershtetin .
PërgjigjuUeeeee ça parrulle. Ta mbështes mendimin.