Edhe Berisha? Britania e Madhe shpall 'non grata' individë e politikanë shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin: Dëm demokracisë! Kim: E mirëpresim

Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë snaksione kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Duke mos i treguar emrat e tyre dhe nëse janë apo jo politikanë, ambasada britanike në vendin tonë shpërndan një mesazh të fortë të dërguarit të posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që së fundi ka pasur edhe një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë. I dërguari i kryeministrit thotë se ndërprerja e marrëdhënieve me këta individëve është bërë pas provave të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara për lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke i ndaluar këtyre shqiptarëve, futjen në Britani dhe duke ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me ta.

“Promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar është dhënë në një editorial të shkruar nga i dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach me titull "Përse duhet t’i japim fund lidhjeve mes politikës, krimit të organizuar dhe korrupsionit". Ai deklaron se Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Zyrtari i lartë britanik thotë se disa figura publike në Shqipëri marrin mbështetje nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive. Sipas tyre blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare.

“Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore. Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në Rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju; ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe kanë ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari Qeverisë”, thuhet në shkrimin e Peach.

Shkrimi thotë se Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion Britania ka listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën.

"Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik  identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur ‘Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që  fshihen  në Mbretërinë e Bashkuar", thuhet në shkrim. 

Këtë qëndrim e ka përshëndetur kryediplomatja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, teksa thekson se askush nuk është mbi ligjin dhe ata që kanë abuzuar me të duhet të përballen me drejtësinë.

 “Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit”, shkruan Kim.

Ky lajm ka nxitur debate edhe më të ashpra në seancën e sotme plenare. Kryeministri Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot. Rama i tha se së shpejti do ta harrosh edhe kalimin e kanalit të 'la Manche' duke nënkuptuar një shpallje 'non grata' edhe nga Britania e Madhe.

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

SHKRIMI I PLOTË

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrën për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku.

Unë jam një mik i Rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët  e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata  ndjejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re.

Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

Për këtë arsye ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik  identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur ‘Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që  fshihen  në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike.

Mbështetja, që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Si tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në Rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë tek shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten  qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.

Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në Rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju; ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe kanë ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari Qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e

Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë. Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky; promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre.  Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të ç'rrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku, do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin! Sir Stuart Peach është i Dërguari i Posacëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Britania e Madhe paralajmëroi ‘non grata’ në Shqipëri, Balla-Berishës: Po e kalove 'La Manche' me not, ia arrite qëllimit

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Një koment e kishte edhe për Berishën duke i thënë se po e kaloi La Manche me not, do ia arrijë qëllimit.

"Jam për të përshëndetur vendimin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila në kuadër të luftës antikorrupsion ka njehësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet është për njërin në fund të sallës, tani pyetja është mirë Atlantikun se kalove dot me not, La Manche-n e kalon dot me not? Po e kalove, ia arrite qëllimit", tha Balla.

 

Ora 16:50
‘Politikanët punojnë me kriminelët për të blerë e shitur vota’, Alibeaj publikon artikullin e të dërguarit britanik për Ballkanin: Konfirmim i qartë i denoncimeve tona

1658393358_Sequence03.00352021.Still034.jpg

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka postuar një pjesë nga fjala e të dërguarit britanik për Ballkanin Perëndimor. Alibeaj ka publikuar pjesë nga fjala e tij ku flitet për zgjedhjet e 25 prillit. Alibeaj thotë se u konfirmuan denoncimet e tyre për blerjen e votës.

“Konfirmimi më i qartë i të gjithë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

"Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore. Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë." I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach”, shkruan Alibeaj.

Ora 15:59
Britania e Madhe: Këtë javë morëm masa ndaj politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin

Britania e Madhe ka ndërmarrë këtë javë masa ndaj disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Lajmin e ka dhënë vetë ambasada e Britanisë së Madhe.

“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar  ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, ka shkruar ambasada britanike në Tiranë në një postim në Twitter.

Ora 15:25
Britania e Madhe paralajmëroi ‘non grata’ në Shqipëri, ambasadorja Kim: E mirëpresim, askush s'është mbi ligjin

1656445883_80006165271ab78f5.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mirëpritur mesazhin e Britanisë së Madhe  për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsionin.   Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

"Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin", sshkroi Kim në Tëitter.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushnja: 22/07/2022 00:02

    Shikoni se ka dhe nga PSja me duket hahahahaga

    Përgjigju
  • ganiu: 21/07/2022 19:46

    KRIMINELI I NDYRE SALI BERISHA,,,QE FURNIZOI MAKINEN E LUFTES TE MILLOSHIT ,QE VRAU NJEREZ NE BULEVARD,, DUHET TE VARET PREJ GJUHE NE MES TE TIRANES,,,,SHPALLJA MON -GRATA ESHTE ASGJE PER TE....

    Përgjigju
  • Sërbi Arbëror: 21/07/2022 19:19

    O sërbi arbëror mëso shqip njëher e pastaj shkruaj. Salhe bajga është wc më e qelvur e Shqipris që mbështetet nga minj halesh si puna jote o arbëror i qelbur me mut o hut.

    Përgjigju
  • ana: 21/07/2022 18:30

    une nuk kam simpati per asnje politikan shqipetar por ta haje vetem berisha nuk eshte e drejte se te gjithe politikanet ne shqiperi jane njelloj edhe rama ben korrupsion bashke me spiropalin xhacken ballen etjaaaa

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/07/2022 17:29

    Edvin shkjau shqipfolës ështé më i keq për shqiptarët se sa qdo shovenist serb…ky karlorsi i kishes fashiste sllave…!

    Përgjigju
  • Hyu: 21/07/2022 16:15

    Berisha eshte plehre por Rama me patronazhistat dhe rilindasit jane hajdutat me te medhenj ne histori.

    Përgjigju
  • dori: 21/07/2022 15:39

    IK O SALI IK O PLEHRA E KOMBIT,,,,SE TE BERI NON-GRATA E GJITHE BOTA,,,,po TALL BYTHEN GJITHE EUROPA ME TY,,IK VRIT VETEN TEK SHQUPI.....SI ALENDE....DO HYDH NE HISTORI SI ISH PRESIDENTI QE VRAU VETEN.....

    Përgjigju
  • Gjykata nderkombetare: 21/07/2022 11:42

    Non gratat pa fakte duhen derguar Gjykat nderkombetare Pra nese ka një “non grada” duhet dhe faktet ose akti të njihet si politik! Edhe pse për politiken duhen filtra të brendshem dhe rajonal (BE) për non grada ne politike ! Eshte e jashtligjshme te shpallesh një individ non grada pa prova, pra po Sikur amerika apo anglia apo franca apo Kina apo Australia të bëje non grada 90% popullisse? Ky “problem” mund të rishikohet (amendohet) vetëm në gjykaten nderkombetare pra individit jepi provat pasi non grada eshte fjale e madhe nuk eshte sikur vizat që herë e jep e her nuk e jep sipas orekseve! Sa për mua 98% e politikaneve duhen të bëhen non grada pas 10 vitesh sherbetor të popullit !!!

    Përgjigju
    • Klysh je vet: 21/07/2022 22:10

      Duhen faktet mor mik neser pas 30 vitesh del një person nga intelektualet që njeh qa bën pastaj politika për të zgjedh fituesin ja fut non grada për x gje por nuk jep detaje , psh non grada sespe ka vjedh fondin e mushkonjave (pra ta percakroje) Une personalisht 90% në parlament dhe drejtora të medhenj jane për non grada , se kam punuar si Klysh o (WTF) dhe kam lek me pak sesa nje minimalist shtreses mesme me 10 vite diploma me yll , Nejse ! Britania i jep faktet , për mua duhet ligj , kush ka qënë kryminister ose president nuk mund të rikthehet prap por të riciklohen ! Un e di që keni të drejt por ne fakt ka plot vjedhje ne shqiperi , shikoni rruget a ka ndricim autostradat ? Hapni more burra elektriket a udhtoni, Pse ska tren ? A dueht non grada kush nuk ka bo trenin? Hajde pra lejeni partite por perdorni logjiken , duhet të behen ca pune se nuk jetohet atje ! Për mua non grada të gjithë politika neve nga 2023 , jam dakort edhe votojme nga fillimi kush eshte me i mir të fitoje

    • Ehuuu: 21/07/2022 16:49

      Pse duhet te japin fakte se eshte sala. Nje shtet kur nuk te do as nuk te jep fakte fare, ka bindjen e tij qe nuk te duam te futesh dhe pik. Te vej sala te hedhi ne gjyq dhe angline, me qe ne amerike nuk futet dot

    • Turi: 21/07/2022 16:13

      Ke plotesisht te drejte por problemi eshte se njerezit nuk e kuptojne qe amerika dhe aleatet e saj bejne cte duan me rregullat e vendosura prej tyre dhe nese nje qeveri apo parti nuk pelqeget atehere grusht shteti ose shpall non grata njerez pa prova keshtu qe do zoti ai Putin jua shqyen marmiten te ndryshojne ligjet e botes te jene njesoj per te gjithe

    • WTF: 21/07/2022 15:37

      Cfar faktesh don o klysh Shqipnia tash 30 vjet non grata prej jush O KLYSH O IDIOT

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona