KORÇË- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur një 18-vjeçare në Maliq të Korçës. Megjithatë, ai nuk është ndalur me kaq! Nga sa mësohet, ai edhe i dërgonte mesazhe nga më të ndryshmet në celular.
Ndaj 21-vjeçarit, rëndon akuza për veprën penale A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", të shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë", njofton Policia.