Deputetët në Komisionin e Shëndetësisë duket se nuk e kanë pritur mire anulimin e një vizite të planifikuar për në Kosovë, për shkak të situatës në Ukrainë. Kjo çështje u bë edhe objekt diskutimi në grupin e Whatsapp të këtij komisioni.
Njoftimi nga sekretaria e Komisionit për këtë shtyrje të vizitës në Kosovë, ka provokuar fillimisht reagimin e Grida Dumës, e cila shkruan se zyra e marrëdhënieve me jashtë mund të këshillojë, por nuk përcakton axhendën. Më i ashpër ka qenë reagimi i Tritan Shehut i cili thotë se nuk do të plasin bombat në Prishtinë, duke shtuar se edhe nëse ndodh një gjë e tillë, do të ishte më mirë që ata të ishin atje.
'Patriotizmit' të deputetëve i është përgjigjur deputeti socialist Ilir Metaj, i cili i shkruan se do të kishte patur këto lloj qëndrimesh për Kosovën 'edhe atëherë kur furnizuar me naftë Millosheviccin'.qenë mirë që ata të kishin