Mesazhet e Këlliçit në celularët e qytetarëve, Komisioneri: Dërgimi i sms-ve i paligjshëm, cenohen të dhënat personale! Do të ketë penalizime

Dërgimi i mesazheve me qëllim elektoral në celularët e qytetarëve nga partitë politike apo kandidat është i paligjshëm. Me këtë deklaratë, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka dënuar mesazhet e dërguara automatiksht për qytetarët e Tiranës kandidati i Meta-Berisha për kryeqytetin, Belind Këlliçi. Komisioneri  ka paralajmëruar për penalizime të të gjithë subjekteve zgjedhore që e kanë bërë apo do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Dërgimi i SMS konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik do të penalizohet sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. 

 “Ditët e fundit është konstatuar një dërgim masiv mesazhesh të një subjekti zgjedhor në drejtim të qytetarëve nëpërmjet shërbimit të telefonisë së levizshme. Kjo veprimtari konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe vjen në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur në dispozicion të partive politike dhe të çdo subjekti zgjedhor, por edhe të gjithë publikut Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”. Në këtë dokument shpjegohet edhe më qartë qasja në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale. Zyra e Komisionerit do të hetojë çdo rast të shkeljes së ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” nga çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik. Zyra e Komisionerit, gjithashtu, u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore të ndalojnë menjëherë çdo përpunim të paligjshëm të të dhënave personale", thuhet në deklaratë. 

Kujtojmë se së fundmi është publikuar në rrjet një mesazh i Belind Këlliçit, kandidatit të çiftit Meta-Berisha, i dërguar tek celularët e qytetarëve, Madje njëri prej këtyre të fundit i ka kthyer edhe një përgjigje, e pyet me shpresë se do të marrë përgjigje, se ku e ka gjetur numrin e tij dhe nëse kjo është një vjedhje e të dhënave personale që po u bëhet në masë qytetarëve.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ehhhh: 11/05/2023 16:01

    po kush e pjerdh kete institucion e kete ronxho-bonxho.

    Përgjigju
  • Ps: 11/05/2023 15:59

    Shko more bajge partiake.skeni len gje pa na ber publike ju te ndershmit qe na nxorret rrogatne shtet e privat. numrat e celularve. Id e kartave. Llogarite bankare. Targat e makinave me emrat e pronareve. Partite dhe prirjet bashke me patronazhistet e ndyre dhe akt1vistin e qelbur. U kujtove ti zdroms

    Përgjigju
  • Futja kot: 11/05/2023 13:44

    [Kjo veprimtari konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe vjen në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.] – Ouuuuu? Po mesazhet e VeshGjatit? Po daljet e të dhënave personale? Po serveri i Tatimeve? Se nuk po mbaj më mend sa të tjera kanë qenë … Apo ato ikën tani, dhe nuk kanë ndodhur? Sa TURP e TALLAVA’ ky institution, ndër ato që duhet të ruanin vreshtin, tani po rruajnë ‘dhelprën’ PS në pusht(et). Rasti i Österreichische Post te https://curia.europa.eu/jcms/upload/docs/application/pdf/2023-01/cp230004en.pdf

    Përgjigju
  • Eri: 11/05/2023 13:33

    Po kur vjedh Komisioneri si quhet? Nuk duhet te qendrojne ne qeveri dhe as ne institucione te rendesishme individe si Komisioneri. Sikur kishe plane te dilje ne pension andej nga Dhermiu z.Komisioner? Sje ngopur akoma me pronat apo te duket vetja se nuk do plakesh kurre dhe ke kohe? Mure me te larta se ato te Romes kane rene! Hajduteve do ju vije koha e vet....

    Përgjigju
  • Riku: 11/05/2023 12:55

    Ahahhahahahaha patronazhistet qe dijne dhe cili dhemb ka mbushje cili jo... na u kujtuan per te dhenat personale... pfff rrofshin pensionistet thuaj qe votojne akoma enverin me te tyren

    Përgjigju
  • Ops: 11/05/2023 12:49

    Qenke shqetesuar ti , neve na nxorret cdo gje dhe ti su merzite

    Përgjigju
  • Mr X: 11/05/2023 12:15

    Ky lloj fenomeni nuk ndodh ne asnje cep te botes,per perdhunime sigurie jemi njishat e njishave,zot shnet

    Përgjigju
  • Ajka: 11/05/2023 12:14

    Kerkojini llogari patronazhisteve mavi se ata publikuan shume numra telefoni e do merrni pergjigjen e merituar.

    Përgjigju
  • dion: 11/05/2023 11:36

    KRRICI thote me votoni....

    Përgjigju
  • Shqipëria: 11/05/2023 11:20

    O bo boooo, po të takosh Lul Bashën apartamenteve për të fshi opozitën a lejohet?

    Përgjigju
  • ari: 11/05/2023 10:49

    eeh ku ishte ky kur na dolen te dhenat sheshit????

    Përgjigju
    • Ajka: 11/05/2023 12:14

      Tamam, bravo

    • Bani: 11/05/2023 11:55

      Ky eshte mashtrus kusar njeriu me i lik qe ka qeveria se prandaj eshte atje po kryeministri nu pyet ku i gjeti pronat hotelet pallatet qe bene ashtu dhe spaku turp ti vi kesaj qeverie qe mbajne njeres te tille komunista

    • Ehuuu: 11/05/2023 11:08

      Atehere nuk ishte e rendesishme se ishin sheshit, tani jane vetem ne dore te njerit ????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb