TIRANE- Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit.
ORA 19:30 LËVIZJA VETËVENDOSJE: OLLDASHI ZË KRYESOR I POLITIKËS
TIRANË - Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjen Olldashi, miqtë, kolegët e Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në Krrabë.
“Në këtë ditë zie në Republikën e Shqipërisë edhe Lëvizja Vetëvendosje! i bashkohet dhimbjes dhe respektit për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Sokol Olldashin, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të pafat.
Sokol Olldashin e përkujtojmë si një prej zërave kryesorë të politikës në Shqipëri, deputet për më shumë se 12 vjet radhazi, si dhe Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacioneve në kabinetin Berisha.
Një nga zërat më të spikatur të Partisë Demokratike, Olldashi do të mbahet mend me respekt edhe prej grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në rastet e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kuvendeve të Kosovës e të Shqipërisë.
Në këtë rast të trishtë, ngushëllojmë familjen e z. Olldashi, prindërit, bashkëshorten e fëmijët e tij. Urojmë që deputeti i ndjerë të prehet në paqe, dhe shpirtërisht u gjendemi pranë të afërmve të tij në këto çaste të hidhura”, thuhet në mesazhin e Vetëvendosjes.
ORA 14:20 GJYKATA E LARTE NGUSHELLON FAMILJEN OLLDASHI
“Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Trupa Gjyqësore e kësaj gjykate, i shprehin ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit Sokol Olldashi. Ndarja tragjike dhe e parakohshme e tij nga jeta, është një humbje e pazëvendësueshme edhe për miqtë, kolegët dhe deputët e Kuvendit të Shqipërisë.
“Me këtë rast, shprehim vlerësimin më të lartë për figurën , punën dhe kontributin e Z. Sokol Olldashi, në jetën politike dhe shoqërore të vendit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
NISHANI: HUMBEM NJE ZE TE FORTE
Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen tragjike nga jeta të deputetit Sokol Olldashi thotë se humbëm si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e
detyrave
"Në këto çaste të rënda, kur përjetojmë me hidhërim të thellë humbjen e papritur të personalitetit të jetës shqiptare, deputetit Sokol Olldashi, shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjes së tij. Do ta kujtojmë Sokol Olldashin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë. Do e sjellim ndër mend Sokol Olldashin si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave që i qenë ngarkuar që në fillimet e karrierës së tij si gazetar dhe më vonë si politikan. Familja e tij të jetë e sigurt se do ta ndjejë përherë ngrohtësinë jo vetëm të atyre që e kanë njohur nga afër, gjurma e jetës së tij nuk do të shuhet kurrë dhe në këtë bindje le të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i Tij!”- shkruan Nishani.
13:54 AMBASADORI ARVIZU: DO TA KUJTOJ GJITHNJË SI DIKË QË E DONTE SHUMË SHQIPËRINË
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksander Arvizu ka dërguar mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të deputetit demokrat mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në mesazhin e tij ambasadori Arvizu shkruan:
“U trishtova shumë kur mora vesh se Sokoli ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës sime në Shqipëri, dhe do ta kujtoj gjithnjë si dikë që e donte shumë Shqipërinë dhe dëshironte që ta bënte vendin e tij një vend më të mirë, për të gjithë.
Kur e takova për drekë disa javë më parë, më tregoi sa shumë e shijonte mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Më tregoi për planet që kishte për të vizituar Shtetet e Bashkuara në pranverë dhe unë i thashë se do e prisja me kënaqësi takimin me të në anën tjetër të Atlantikut.
Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera dhe të kolegëve të mi të Ambasadës Amerikane janë me familjen, miqtë dhe mbështetësit e tij në këtë kohë të vështirë”.
11:35 AMBASADORI I BE NE SHQIPERI, ETTORE SEQUI: HUMBJE TRAGJIKE
Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në një mësazh ngushëllimi, ka shprehur ngushëllimet në emër të delegacionit për ndarjen nga jeta në mënyrë të deputetit të PD, Sokol Olldashi.
“Do doja t'i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, në emrin tim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë familjes së deputetit Sokol Olldashi pas humbjes së tij tragjike natën që shkoi. Mendimet e kolegëve tanë janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe kolegët e tij parlamentarë në këtë moment të trishtuar” shkruah Ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, në mesazhin e ngushëllimit.
11:45 BERISHA: NUK DO TE KEM NJE PREJ BASHKEPUNETOREVE ME TE AFERT
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimin e tij për familjen, të afërmit dhe miqtë për ndarjen tragjike nga jeta të deputetit të PD, Sokol Olldashi.
“In Memoriam!
I dashur Sokol, lajmi i zi per aksidentin tragjik permbyti me dhimbje, pikellim dhe zi te madhe, zemrat, shpirtrat, e bashkeshortes, djemeve, prinderve, miqve, te afermve tuaj por dhe te demokrateve dhe demokratëve dhe mbare shqiptareve. I rritur ne kampet e punes te rregjimit barbar, si enfant prodige i vuajtjes, sakrifices, kurajos dhe qendreses njerezore, Sokol Olldashi me guximin, mençurine, shpirtin e tij te pamposhtur, do te hynte ne levizjen demokratike te viteve 90 dhe do te shkelqente si njeri prej yjeve me te shendriteshme te saj. Bashkeshortja, djemte, prinderit, miqte, te afermit e tu humben mbreme njeriun e tyre me te dashur, Partia Demokratike, demokratet dhe mbare shqiptaret humben njerin prej drejtuesve, personaliteteve me te vendosur dhe me te shquar te ketyre dy dekadave, humben njerin prej politikanëve me te talentuar, qeveritareve tane me te afte.
Parlamenti shqiptar humbi oratorin me llogjike te kristalte, ligjberesin e zote, avokatin e zjarrte te qytetareve dhe interesit te tyre. Publicistika, studiot, arenat e debateve nuk do te kene me yllin e tyre te paperseritshem, kurse une nuk do te kem më jo vetem nje mik te çmuar por dhe njerin prej bashkepunetoreve me te afert, me te afte, me te guximshem te jetes sime politike.
I dashur Sokol, sot dhimbja ne zemrat tona eshte me rende se guri, zija me e zeze se nata, me e zeze se ajo kthesa qe te zuri prite dhe ne vitin e dyte te rinise se burrit te çoi tinezisht miku yne i dashur ne banesen e perjetesise. Ora qe une po shkruaj keto pak fjale ka kaluar kater e mengjesit dhe te them te verteten syte ne ndonje çast dhe me njomen dhe lëpehen dhe ne ndonje fjale germat edhe me zbehen, por une te siguroj se keto jane vetem çaste. Ne nuk mund vajtojme dhe kurre nuk do te vajtojme per ty. Ti je dhe do mbetesh perjete i gjalle midis nesh. Ti jeton ne krenarine, ne frymezimin, vizionin, guximin tone. Ti jeton ne zemrat e te rijnjve qe ngrije peshe, ne shkrimet e tua perla te publicistikes sone, ne fjalimet, debatet, batutat e tua te paperseritshme, jeton ne vepra qe kane ndryshuar kete vend pergjithmone.
Miku yne, ne me kitaren tende, tingujt e saj melodioze gjithnje do kendojme dhe festojme se bashku ty, vepren tuaj te pavdekshme, vepren tone. Po Koli, prehu i qete me deshiren e Zotit ne paqen e merituar. Lamtumire mik i dashur, lamtumire Sokol, ti perjet je midis nesh. I lehte qofte mbi ty, dheu i tokes sone!! Sb”, shkruan Berisha.
KRYETARI I LDK-SË, ISA MUSTAFA: HUMBJE E MADHE PËR TË GJITHË NE
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me rastin e shuarjes tragjike të deputetit të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Sokol Olldashi.
“Kumti i hidhur për aksidentin tragjik, në të cilin pësoi Sokol Olldashi, është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Republikën e Kosovës. Në këto çaste zie e pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjen e z. Olldashi, me Ju, me kolegët dhe bashkëveprimtarët e tij në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe në Partinë Demokratike, si dhe me mbarë popullin shqiptar”, shprehet kryetari i LDK-së.
Mustafa vijon se, puna dhe angazhimi i Sokol Olldashit, si ministër dhe si deputet, për prosperitetin e shtetit shqiptar, për demokracinë dhe intergrimet euroatlantike të Shqipërisë, do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë nga ne, drejtuesit dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Ikja e tij e hershme është një humbje e madhe për të gjithë ne, në Shqipëri e në Kosovë. Ndaj, i nderuar Basha, ju lus që ndjenjën e dhembjes sonë të thellë t’ua përcillni familjarëve të z. Olldashi, të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë anekënd Shqipërisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
KRASNIQI: VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT HUMBJE E MADHE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ngushëlloi sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vdekjes së deputetit Sokol Olldashi.
Në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit kosovar Krasniqi thuhet se "me dhembje të thellë mësuam lajmin që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku".
"Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë", shprehet kryeparlamentari i Kosovës.
"Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Sokol Olldashi, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjes Olldashi", përfundon telegrami i ngushëllimit.
09:51 AHMETI TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN OLLDASHI
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur ngushëllime në adresë të familjes Olldashi, lidhur me vdekjen tragjike të birit të tyre dhe deputetit Sokol Olldashi në aksidentin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.
“Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohëshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të BDI dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”, theksohet në telegramin e kryetarit të BDI-së, raporton “INA”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com