Mesazhet ngacmuese në celularin e gruas shkak i vrasjes së rëndë në Durrës

DURRES - Xhelozia dyshohet të jetë shkak i krimit në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri vrau me thikë gruan e tij, dhe pasi u largua me makinë nga banesa u vetëmbyt në det, në plazhin "Rinia". Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin.  Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç e cila u vra dje me thikë ne zemër nga bashkëshorti, ky i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para krimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj.

Por pavarësisht këtyre kallëzimeve, dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë. Ditën e djeshme sherri i tyre ka kulmuar,dhe Adriatik Kuka ka marrë thikën duke e qëlluar një herë në zemër gruan, në sy të djalit të tyre të vetëm 8-vjeçar. Pas krimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin "Rinia" në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes. Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i pajetë. Dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij. Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit.

"Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme. Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprakisht dyshohet që burri të ketë qenë i dehur dhe ka hyrë në det, ose një pistë tjetër është se mund të ketë pirë ndonjë helm dhe më pas ka hyrë në ujë.  Ishte djali 8-vjeçar i çiftit, i cili pasi pa skenën makabër njoftoi dajën. 36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Gruaja kishte 2 muaj që kishte filluar punë në një çerdhe publike në lagjen numër 18.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)