TIRANE - Pas publikimit të mesazhit diskriminues në A1REPORT! ku ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka shkruar me një zhargon fyes e diskriminues për Avokatin e Popullit, lidhur me mbrojtjen që ai i bën homoseksualëve, ka reaguar sot Aleanca kundër diskriminimit, LGBT për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve ku paralajmërohet protesta kundër ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Mesazhi i ministrit i ishte dërguar deputetit Fatos Hoxha.
Sipas njoftimit protesta parshikohet të zhvillohet ditën e nesërmme para godinës së Ministrisë së Drejtësisë në orën 12.00.
Në mesazhin e Ministrit Halimit është folur me një zhargon jo të përshtashëm për një ministër në drejtim të Avokatit të Popullit Igli Totozani ku konkretisht ai i shkruante Hoxhës për Totozanin se : Ai mbron bq..
Shoqata LGBT fton të gjithë t’i bashkohen kësaj proteste për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com