Mesazhi i 7-vjeçares nga Siria:
Botë, kemi nevojë për ju!

Mesazhi i 7-vjeçares nga Siria:<br />Botë, kemi nevojë për ju!
Botë, kemi nevojë për përkrahjen tuaj”.  Kështu shkruan në një nga mesazhet e saj Bana el-Abid, siriania 7 vjeç që jeton në veri të Sirisë, në Aleppo.

Lufta në Siri është bërë kryefjala e lajmeve të konflikteve në botë, por përjetimet më të tmerrshme i kanë civilët që kanë mbetur aty. Kështu dhe vogëlushja, Bana e cila jeton çdo ditë më frikën e së përditshmes, me shpërthimet e bombave pranë banesës.

Bana el-Abid jeton në lagjen Tarik Al-Bab, ku dhe ka lindur shtatë vite më parë, para se të shpërthente lufta në Siri.

Pavarësisht moshës së mitur ajo përdor rrjetin social Twitter duke dërguar mesazhe e duke u kthyer kështu në zërin e fëmijëve sirianë që kërkojnë ndihmë.

Vogëlushja nga Aleppo në rrjetin social Twitter ndiqet nga 79.000 njerëz, ndërkohë që shkruan informacione në gjuhën angleze.

Bana zbulon se shkrimet në anglisht i bën me ndihmën e nënës së saj, e cila është profesoreshë e gjuhës angleze.

Në Twitter ajo tregon për shkollën. Ka mall për shokët e shoqet e klasës. Bana thotë se nuk e di nëse shumë prej tyre janë ose jo gjallë.

Në një postim me video ajo shkruan; “Sot është qetësi. Po rrisim ca perime vetë sepse nuk ka market”.

Vogëlushja në bashkëbisedim të persona të shumtë në rrjet tregon se, ka vendosur të shkruajë në Twitter sepse dëshiron që Bota të dëgjojë zërin e fëmijëve sirianë.

Dëshiroj që bota të shohë se çfarë po ndodh këtu dhe se si fëmijët po vdesin. Ne nuk kemi ushqim. Foshnjat kanë nevojë për ushqim. Bombardohen spitalet, kemi mungesë edhe të ilaçeve”, thotë vogëlushja.

Një mesazh tjetër është i dhimbshëm. “Botë, këto ditë mund të jenë ditët e fundit që unë të shkruaj, pasi Rusia po bombardon masivisht”

Unë dua të jetoj pa frikë”, shton vogëlushja në një postim të radhës, ndërsa shumë njerëz e inkurajojnë.

Konflikti në Siri ka shkaktuar mijëra të vrarë, dhe mbi 1 miliona njerëz të zhvendosur. Shumë gjetën vdekjen në Detin Mesdhe në tentativën për t’u larguar nga zonat e luftës, kurse të tjerë enden dyerve të botës për strehim. Mijëra të tjerë me styre femije si Bana, 7 vjeç kanë mbetur në kurthin e luftës në Siri, në pamundësi për t’u larguar nga zonat e luftës, ku çdo ditë vriten fëmijë.

[gallery]19250[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin