Mesazhi i Astrit Bilalit pas vrasjes së bujshme të çiftit në Shkodër...Çfarë i tha gazetarit Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka lexuar një mesazh telefonik që i ka shkruar Astrit Bilali, i ekzekutuar sot në Shkodër së bashku me vëllain e tij Brahimin, menjëherë pas vrasjes së Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik ku Bërcana u ekzekutua në mënyrë kriminale teksa ishte në makinën e tij në prezencë të gruas dhe fëmijës së tyre të mitur i cili fatmirësisht shpëtoi teksa ishte në prehërin e nënës së tij.

Nga studio e Report Tv, gazetari Artan Hoxha lexoi nje mesazh që Astrit Bilali i kishte çuar në celular pas krimit, ku hidhte dyshimin se qëllimisht nuk po zbuloheshin autorët.

Përmbajtja e mesazhit: Nuk e kuptoj pse shteti po përkrah një nga këto banda, dhe shteti hesht edhe në media ka heshtjepër hetimet. Ose dikus ka dhënë urdhër të rrinë urtë, dhe mos të zbulohet autori i vrasjes së çiftit. Kam përshtypjen se vrasësi i çiftit është i kollajtë për tu zbuluar, nuk e di pse ka heshtje dhe hezitim për këtë gjë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja