Frendo: Mos lejoni ta drejtojë virusi jetën por Krishti! Ishim viktimë e materializimit! Pashkët u 'shkojnë' në shtëpi mirditorëve

TIRANE-Katolikët festojnë sot Pashkët. Këtë vit në këtë ditë të shenjtë si asnjëherë tjetër në vendin tonë, që nga koha e rënies së diktaturës komuniste katedralet dhe kishat ishin të boshatisura, ndërsa besimtarët i ndoqën ritet nga televizori dhe i kryen në shtëpitë e tyre (lexo ketu çfarë ndodhi mbrëmë). Arqipeshkvi Imzot George Frendo paraditen e sotme në Katedralen e Shën Palit drejtoi meshën për mesazhin e ngjalljes së Jezusit për Pashkët.

Në fjalën e tij, Frendo u shpreh se nuk duhet të lejojmë që virusi të kufizojë dhe drejtojë jetën tonë. Për Frendon, kjo situatë duhet të shërbejë si një shkollë, pasi njerëzit sipas tij janë viktima e materializimit dhe konsumizmit. "Mos lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë, jeta jonë nuk është në drejtimin e virusit, por të Krishtit. Virusi ka krijuar shumë probleme, por le të jetë kjo situatë si shkollë, se ishim tepër viktimë materializmi dhe konsumizimi" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
E diela e Pashkëve gjen të boshatisur Kishën e Laçit! COVID-19 kyç brenda besimtarët, anulon ritualet fetare (VIDEO)

Në një ditë kur kisha e "Shna Ndout" në Laç duhet të gumëzhinte nga besimtarët e shumtë për të festuar Pashkët, është krejtësisht e boshatisur dhe e heshtur. Këtë pamjen për herë të fundit kjo kishë mund ta ketë provuar në komunizëm, e sot po e përjeton sërish për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndryshe nga herët e tjera, ky vend i shenjtë të dielën e Pashkëve ka pasur shumë pak besimtarë nga qyteti i Laçit, pasi ritualet fetare janë mbyllur si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe vendi ndodhet në karantinë.

Të gjitha ritualet për Pashkët janë kryet në kisha të boshatisura, ku besimtarëve u është bëri thirrje që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që një virus të shkatërroj jetët e tyre.

Ora 12:54
Pashkët u 'shkojnë' në shtëpi besimtarëve në Lezhë (FOTO)

Në Rrëshen, në kushtet e  karantinimit, Pashkët u kanë shkuar në shtëpi besimtareve. Ata kanë marrë urime nga anëtaret e stafit të kishës të cilët, pas kremtimit të meshës së shenjtë në katedrale kanë ecur nëpër rrugët e Rrëshenit.

Ora 12:12
Monsinjor Massafra bekon Shkodrën për Pashkën nga ballkoni

Nga ballkoni i arqipeshkvisë së Shkodrës monsinjor Massafra bekoi qytetin me lutjet që kjo pandemi të marrë fund sa më parë. Të gjithë besimtarët ritualet për Pashkën këtë vit i kanë kryer nga shtëpia pasi pjesëmarrja në meshë ka qenë e ndaluar për shkak të koronavirusit.

Ora 11:50
Massafra: Bëni kujdes edhe nëse shteti do të lehtësojë masat! Zot na ndihmo (VIDEO)

Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra në meshën e mbajtur pa praninë e besimtarëve u ndal tek situata e pandemisë që ka prekur vendin, një situatë e cila nuk do të arrijë të gjunjëzojë njerëzimin ndërkohë që një lutje të veçantë kishte për mjeket dhe infermieret.

'Sivjet jemi duke përjetuar një kohë të pashkëve një zbraptësi, mungesa e besimtarëve. Por e dimë shumë mirë, edhe në këtë mbrëmje jemi duke kremtuar pashkën me dyer të mbyllura për të evidentuar që pandemia të përhapet më shumë. Fakti që këtë meshë live për të qenë afër besimtarëve. Cdo ditë vdesin mijëra pa miq dhe familjarë, vetëm me ndihmën e mjekëve dhe infermierëve dhe lusim Zotin të na shpëtojë nga kjo pandemi.

Të jemi më të dashur dhe solidarë. Virusi nuk bën dallime, mes të pasurve dhe jo. O Zot na ndihmo mos të jemi prekur. Krishti është me ne, dhe nëse Zoti është me ne, nuk do të kemi frikë nga askush, as nga pandemia, vetëm shumë kujdes, të duam veten dhe të tjerët më shumë. Se shumë e nënvlerësojnë. Edhe nëse shteti do të lehtësojë disa udhëzime, të kemi kujdes, sa më shumë të respektojmë normat, më shpejt do të kalojmë këtë kohë" tha ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 12/04/2020 19:48

    Po shihni kush eshte i ashtuquajturi kryegjysh boteror , nje oficer i liruar qe vetem gergufett ne tyrben e kulmakut dhe tani mond bektaxhiu eshte strukur prej salivirusit

    Përgjigju
  • edi: 12/04/2020 18:14

    Per cfare kishe or xhamije po flisni i dashur Popull Shqipetar Tani se fundi kemi lexuar e degjuar se Krishti nuk e beri kete Pandemi Por fajesojne Natyren Po Krishti Muhamedi dhe babai i tyre Zoti nuk jetojne ne kete Natyre mos kane shkuar ne ndonje planet tjeter Oh sa u lodhem duke pritur nga keto emra vetem e vetem se na duhet te shkojme ne keto faltore Lereni faltoret se jane bere qelb me Corona Virus Shihni qe te bashkoheni dhe me menyra te njerezve te mencuar dhe Stafi i doktoreve ta mundni Kolere qe na lodhi nga Komunizmi dhe me keto super Komunistet qe jane versulur qe tju shpetojne Mbasi ju vodhen gjithcka qe kishit Gjeni veten Harroini keto perralla te cjetra qe i sjellin si te reja se ju ka hutuar Corona Virus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja