Politika uron besimtarët: Gëzuar Pashkën! Drita e shpresës ndeztë zemrat në këto kohë të vështira

Politika uron besimtarët: Gëzuar Pashkën! Drita e shpresës ndeztë zemrat në këto kohë të vështira

TIRANE-Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë kanë uruar besimtarët katolikë për Pashkën. Në mesazhet e tyre politika bën apel për një lutje për personelin shëndetësor, punonjësit e policisë dhe të forcave të armatosura që janë në vijën e parë të rrezikut për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Spiropali uron Pashkët me vogëlushët e saj: Nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore

1586719317_elisaspiropali.PNG

Ministrja Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarëve Pashkën duke mbajtur në krahë vajzën e saj Nalta dhe vogëlushin Kren.

“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!”, ka shkruar Spiropali.

Ora 15:30
Meta uron Pashkët dhe Kardinalin Troshanin, simbolin e vlerave njerëzore: Ndani të mirat me të varfrit

Presidenti Ilir Meta ka uroj besimtarët për festën e Pashkëve përmes një mesazhit të Kardinalit Ernest Simoni Troshani, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit të vlerave njerëzore. Në mesazhin e tij, Meta shprehet se në këto ditë të vështira mesazhi më i mirë është ndarja e të mirave me ata që kanë nevojë.

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi!

Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me "dyer të mbyllura", Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajën dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!

"MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona", - janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.

Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani!”, shkruan Meta.

Ora 09:52
Ambasada e SHBA: Gëzuar, të festojmë rilindjen e shpresën, të shohim drejt fillimeve të reja

1586678057_SHBA.jpg
Edhe ambasada e SHBA-së ka uruar shqiptarët për Pashkën. "Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë! Sot, le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja" thuhet në mesazhin e selisë diplomatike të SHBA në Tiranë.

Ora 09:51
Ambasadori i BE-së: Gëzuar Pashkën! Le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe

Ambasadori i BE-së në Tiranë u uron shqiptarëve Pashkën. "Delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot. Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet" shkruan delegacioni i BE-së.

Ora 09:48
Mesazhi i Olta Xhaçkës:Në këto ditë sakrifice ku po ndihmojmë njëri-tjetrin, kini besim mos e humbisni shpresën

Urime për këtë ditë të shenjtë i është bashkuar dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në rrjetet sociale Xhaçka shkruan:KRISHTI U NGJALL! Besimtarëve katolikë dhe të gjithë atyre, që në këto ditë të vështira po sakrifikojnë apo po shërbejnë duke kuruar e shpëtuar njëri - tjetrin, ju uroj GËZUAR PASHKËN! Kini besim, mos e humbni shpresën. Forca e dashurisë fiton mbi gjithçka!

Ora 09:41
Urimi i Erion Veliaj për Pashkët:Kjo është festa e ringjalljes, e shpresës dhe e dritës për të cilën kemi nevojë në këto ditë të vështira

Urimeve per festën e Pashkëve i është bashkuar dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj. Veliaj shkruan:Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve. Festa e Ringjalljes, e jetës, e shpresës dhe e dritës, për të cilën kemi më tepër nevojë në këto ditë të vështira në të cilat po kalon Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Ora 09:30
Lulzim Basha uron besimtarët katolikë për Pashkët:Lutje të veçantë për ata që po përballen me sëmundjen Covid-19

Kryetari i PD. Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë në këtë ditë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit. Urimi dhe lutja për Bashën në këtë ditë të shenjtë shkon për të gjithë punonjësit që po përballen me Covid-19. Në urimin e tij Basha shprehet se drita e shpresës do të sjellë ditë më mira për familjet shqiptare.

Urimi i kryetarit Basha për Pashkët:

Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët! Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.  Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Ora 08:16
Braçe uron katolikët: Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë, jemi bashkë

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët katolikë për Pashkën. Referuar edhe situatës ku ndodhi nga koronavirusi, ai thotë se sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë. "Gezuar Pashken! Cdo shqiptari te krishtere, te besimit katolik, kudo qe ndodhet, dua ti uroj Pashken! Sakrificat gjithnje kane nje fund te mire, e di qe shume nder ju e pertej jush po vuajne, po sakrifikojne, sherbejne per jeten duke ndihmuar, kuruar e shpetuar jete, njeri tjetrin! Lutjet e gjithkujt shkojne per ata qe vuajne e per ata qe sherbejne! Jemi bashke, ne vuajtje e sherbim! Do jete me mire. Shpresa eshte e madhe" shkruan ai.

Ora 07:35
Të gjithë të buzëqeshur rreth tryezës! Rama poston videon dhe uron: Pashkë të gëzuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët, të cilën këtë vit po festohen ndryshe nga herët e tjera jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. "Pashkë të gëzuar" shkruan Rama në postimin e tij në Facebook të cilën e shoqëron me një video me shenja optimizmi. Në mesnatë u zhvillua mesha, por të gjitha katedralet dhe kishat ishin bosh për shkak të koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma: 14/04/2020 00:53

    Na jep mesazh olta hajdutja......

    Përgjigju
  • Hasani: 12/04/2020 16:14

    O Kafshs nepermjet fese duan qe te lajne gjynahet qe per 30 vjet i kane bere ketij populli.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/04/2020 10:54

    Politika nuk duhet të uroje për festa fetare sepse i jepni të drejtë fesë të fute hundet në politike. Të parët tanë nuk ishin budallenj qe ndane fene nga shteti kurse ju funderrina politikane keni haruar porosite e tyre. Rrezik keni ndëruar dhe kushtetuten duke e kthyer vendin nga shtet laik ne atë fetar, yyyyt qelbesira !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja