Sonte në mbrëmje Report Tv do të transmetojë LIVE nga ora 23:00 meshën e shenjtë të Pashkëve që do të mbahet në Katedralen ortodokse të Ringjalljes së Krishtit në Tiranë. Me rastin e festës së Pashkëve Kryepeshkopi Anastas Janullatos, vjen me një mesazh kushtuar besimtarëve Ortodoksë. Kryepeshkopi Anastas u bën thirrje besimtarëve ortodoksë që shqetësimit nga pandemia ti kundërvënë ti kundërvënë të mospasurit frikë që u fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur.
"Pashkë të mbara vëllezër e motra. Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi le ti kundërvëmë të mospasurit frikë, që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes nga njëra lambadhë tek tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës e të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër tek tjetra. Krishti u ngjall" tha ai.
Ndërkohë që famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani u shpreh se "Sot mendimi dhe sjellja jonë duhet ta jetojmë dhe mos te na gjunjëzojë. Ta mbështesim njëri tjetrin. Dicka e mirë do dalë dhe nga kjo luftë e madhe, askush mos të ketë frikë vdekjen. Siguria për kapërcimin e vdekjes, me ngjalljen brenda nesh le te mos kemi frikë. Kete vit mesha nuk do ndiqet nga besimtarët, ato do e ndjekin live" tha ai.
Lajmi kryesor:
Ortodoksët kremtojnë Pashkën në mesnatë! Report Tv do të transmetojë meshën, COVID-i ndryshoi ritualet fetare, simbolet e festës










