Në mesnatë besimtarët ortodoksë do të kremtojnë meshën për ringjalljen e Krishtit, e cila për shkak të situatës së koronavirusit do bëhet pa njerëz, ndërsa ritet do të kryhen në shtëpi duke ndjekur meshën online, ashtu si katolikët një javë më parë. Për herë të parë në Korçë sonte nuk do të ketë asnjë turist, teksa vitet e kaluara qyteti gumëzhinte nga lëvizjet.
Kur i referohemi festës së Pashkëve Ortodokse në mendje na vjen veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qingjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.
Sonte në mbrëmje Report Tv do të transmetojë LIVE nga ora 23:00 meshën e shenjtë të Pashkëve që do të mbahet në Katedralen ortodokse të Ringjalljes së Krishtit në Tiranë. Me rastin e festës së Pashkëve Kryepeshkopi Anastas Janullatos, vjen me një mesazh kushtuar besimtarëve Ortodoksë. Kryepeshkopi Anastas u bën thirrje besimtarëve ortodoksë që shqetësimit nga pandemia ti kundërvënë ti kundërvënë të mospasurit frikë që u fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur.
"Pashkë të mbara vëllezër e motra. Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi le ti kundërvëmë të mospasurit frikë, që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes nga njëra lambadhë tek tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës e të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër tek tjetra. Krishti u ngjall" tha ai.
Ndërkohë që famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani u shpreh se "Sot mendimi dhe sjellja jonë duhet ta jetojmë dhe mos te na gjunjëzojë. Ta mbështesim njëri tjetrin. Dicka e mirë do dalë dhe nga kjo luftë e madhe, askush mos të ketë frikë vdekjen. Siguria për kapërcimin e vdekjes, me ngjalljen brenda nesh le te mos kemi frikë. Kete vit mesha nuk do ndiqet nga besimtarët, ato do e ndjekin live" tha ai.
Gezuar pashket vellezerve ortodoks.
PërgjigjuEdhe keta mjekra na duheshin tani se prej atyre të tjereve bethperpjete u çlirua sheshi Skenderbej, të paktën për sivjet. Ishalla vazhdon kjo korona qe të shuhen religjionet qe na i sollen pushtuesit për të na marë me qafe
PërgjigjuLajm i mire. Tani krishti i ringjallur besoj do merret me salivirusin qe ka ulur njerzimin ne gjunje si asnjehere tjeter ne historine e tij. Po se beri kete nuk kemi pse ta presim me me gezim ringjalljen e tij se sna hyn ne pune per asgje. Ky eshte rasti per te vertetuar shkencerisht forcen e tij.
PërgjigjuVlonjate injorante
Por duhesh te vdesesh njehere ,,,pastaj ta vertetojme.. Po nuk vdiqe,,Krishti nuk te ngjalle. dote...