Janë të shumta mesazhet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan gjatë deklaratave në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut. Kryeministri u shpreh se në rast të një konflikti Greqi-Turqi, për të cilin ai tha se nuk mund të imagjinohet, ai tha seTurqia do të merrte një përgjigje katalitike dhe sipas tij shteti fqinj e di shkallën e gatishmërisë së Forcave të Armatosura greke.
“Nuk mund ta imagjinoj një konflikt mes Greqisë dhe Turqisë, nëse do të ndodhte, Turqia do të merrte një përgjigje që do të ishte katalitike”, tha kryeministri grek.
Ai i cilësoi të papranueshme deklaratat e fundit të presidentit turk dhe tha se është problematik agresioni i vazhdueshëm nga i gjithë pushteti turk.
“Ata po helmojnë shoqërinë turke dhe po minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë “, tha kryeministri grek.
“Ne do të japim përgjigje të qarta, veçanërisht për deformimin e tentuar nga Turqia, e cila e paraqet Greqinë si gjoja agresore.”, shtoi ai.
Ai shtoi gjithashtu se Greqia do të kërkojë gjithmonë rrugë komunikimi me Turqinë dhe se është gjithmonë i gatshëm të takohet me Recep Tayyip Erdogan.
“Nuk jam unë ai që hodhi në erë urat e komunikimit me shtetin fqinj. E thashë edhe zgjedhën e Erdoganit për komunikim. Jam i hapur për ta takuar. Ai nuk dëshiron të flasë me mua.”, u shpreh kryeministri grek.
Ai vuri në dukje se ekziston mundësia që ata të takohen në Samitin e BE-së në Pragë, ku Turqia mund të jetë gjithashtu e ftuar, një ftesë e mbështetur nga Athina.
“Nëse Turqia merr pjesë në një forum evropian, Erdogan do të përballet me argumentin grek dhe do të kërkojë përgjigje”, tha kryeministri, duke shtuar se Turqia është i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se ka shqetësim në SHBA dhe Evropë për qëndrimin e saj.
"Është detyra ime jo vetëm të siguroj vendin duke forcuar aftësinë tonë parandaluese, por në të njëjtën kohë të ndërtojmë aleanca solide në mënyrë që Turqia të kuptojë përfundimisht se rruga në të cilën po ecën është një rrugë pa krye”, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se aleatët dhe partnerët, opinioni publik ndërkombëtar dhe qeveritë e huaja tani e shohin Turqinë ndryshe.
"Turqia po adopton një neo-ekspansionizëm dhe neo-imperialisëm, i cili duket i huaj në të dy anët e Atlantikut. Ka një ndryshim gradual në trajtimin e Turqisë në vende të ndryshme", shtoi ai.
“Do të doja që ne të kishim marrëdhënie që i përshtaten dy fqinjëve, të mos ndalemi në të kaluarën, por të shohim se si ecim përpara. Shpresoj që Turqia ta kuptojë se strategjia që po ndjek është një rrugë qorre”, tha kryeministri grek.
TURKEY PLEASE ATTACK AND DESTROY GREECE,,,ALBANIA IS ON YOUR SIDE....
Përgjigjuo palikari me mir te kete relacion fetar sesa relacion pensioni
O flliqsirat e kombit a kujtoni se jan turqit aq te dashtun kundrejt nesh apo e keni gjithcka ne relacion me fene