Mesazhi i kongresmenit, Basha:
Mbështet protestën e nesërme

Mesazhi i kongresmenit, Basha:<br />Mbështet protestën e nesërme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar mesazhin e kongresmenit të SHBA, Dana Rohrabacher, i cili mbështet protestën e opozitës nesër përpara Kryeministrisë. 

"Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher", shkruan Basha në Facebook. 

I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.

Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher"​",
thuhet në mesazhin e publikuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha. 

mesazhi i kongresmenit
(Mesazhi i kongresmenit amerikan)

Opozita do të protestojë nesër përpara ndërtesës qeveritare me kauzën e antikorrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)