Mesazhi i Ruçit për Pashkë: Pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën

Mesazhi i Ruçit për Pashkë: Pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Ai përcolli mesazhe të rëndësishme, duke theksuar se në ditë të tilla, por jo vetëm, të mbizotërojë dashuria dhe vlerat.

“Me rastin e festës së bukur të Pashkëve, u uroj Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodoksë. Ne po vazhdojmë traditën e çmuar shqiptare, që në festat fetare gëzojmë bashkarisht. Prandaj me urimin tim u drejtohem të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe Diasporë: Gëzuar, motra dhe vëllezër! Lumturi në familjet tuaja! Ringjallja është një akt frymëzues, që udhëheq në jetë miliarda njerëz, jo vetëm besimtarë; është një forcë që bashkon individë, komunitete, kombe e popuj që aspirojnë për një jetë më të mirë, për më shumë humanizëm e solidaritet, për dashuri e paqe, për mirëqenie dhe arritjen e lumturisë.   

Kjo ditë na rikujton se në jetë duhet të jemi ambiciozë e të palodhur, por edhe të përmbajtur e të kursyer; të jetërsojmë të drejtat që na takojnë, por të lemë vend edhe për të drejtat e të tjerëve, të krijojmë mirëqënie për vete, por të kujdesemi edhe për ata që nuk kanë; të duam familjet e fëmijët tanë, por të ndjejmë dhimbje edhe për fqinjët. Të duam të tjerët, siç duam vetveten është një nga mësimet më të vyera jo vetëm të krishtërimit, por të të gjitha besimeve; jo vetëm të fesë, por të gjitha kulturave; jo vetëm të një pjese, por të gjithë njerëzimit. Dashuria është një vlerë dhe mision universal i të gjitha kohërave, të gjithë qytetërimeve, të gjitha besimeve, të gjithë individëve. Besimi nuk është një ndjenjë e izoluar, por një vlerë që duhet të përshkojë të gjithë jetët tona, që na nxit të besojmë te njëri-tjetri; që shërbimet ndaj qytetarëve i bën më të mira e më të besueshme; që dijen dhe kulturën t’i vemë në shërbim të mirëqënies së të gjithëve; që pasuria të mos varfërojë dhe varfëria të mos rrënojë jetët njerëzore; që drejtësia shoqërore të mundë padrejtësinë; që besimi të mundë frikën dhe e mira të keqen; që drita të sundojë mbi errësirën dhe lumturia mbi dëshpërimin.

Duke festuar dhe uruar njeri-tjetrin, Pashkët ortodokse le të shërbejnë edhe si një rast për të çliruar energjitë, luftuar paragjykimet e ndarjet dhe për të na bërë njësh drejt BE-së, mozaikut të vlerave e qytetërimeve, destinacionit tonë të  natyrshëm”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 27/04/2019 12:45

    Ja psh ti, jep ca nga milionat e eurove që ke vjedhur se nuk varfërohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye