Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rikonfirmojnë aleancën për zgjedhjet parlamentare të 2017, duket shtuar shanset për një mandat të dytë qeverisës. Me afrimin e vjeshtës, fashiten edhe shpresat e Partisë Demokratike për një krisje të mundshme të koalicionit PS-LSI, krisje e cila mund t’i shkurtonte vitet rraskapitëse në opozitë.