NORVEGJI - Një mesazh i dërguar në shishe nga një nxënëse e shkollës Cornëall në Britani ka mbërritur në Norvegji  pas 20 vitesh.

Lucy Elliot ishte 12 vjeç kur shkruajti mesazhin në vitin 1994, por ajo nuk pret që të marrë një përgjigje.

Mesazhi i shkruar me shkrim dore u gjet nga Kurt Johny Haaland dhe gruaja e tij.

mesazh ne shishe

Haaland tha se ishte i surprizuar nga mesazhi që kishte gjetur dhe zbuloi se ishte i shkruar nga një vajzë me emrin Lucy Elliot dhe që kishte flokët ngjyrë kafe.

"Ne jetojmë në bregdetin jug-perëndimor të Norvegjisë dhe shkuam për një një shëtitje përgjatë bregdetit. Midis disa shkëmbinjve pamë diçka.

Ishte një shishe me një mesazh brenda. Në shishe ishte një mesazh i shkruar nga një vajzë në vitin 1994", thotë burri që gjeti shishen, Johny Haaland.

mesazh

Lucy Elliot, e cila kishte shkruajtur letrën, tashmë është nënë e dy fëmijëve.

"E mbaj mend sikur ta kishte shkruajtur dje mesazhin. Unë humba byrzlylikun  në plazh dhe nuk mund ta gjeja.

U mërzita, kështu që vendosa të shkruaja një mesazh në një shishe dhe e hodha në det", thotë autorja e mesazhit në shishe, Lucy Elliot.

britani-norvegji



(v.gj/shqiptarja.com)