1766615832_16c5830c594d3f67c20e70bf41dae667.jpg

Për herë të parë që nga zgjedhja e tij, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes, duke sjellë jo vetëm solemnitetin e traditës, por edhe ngrohtësinë e një gjesti të sinqertë njerëzor.

Pak çaste përpara nisjes së liturgjisë brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke sfiduar shiun e rrëmbyeshëm që kishte përfshirë Romën. Mijëra besimtarë, e pritën Papën me emocione dhe duartrokitje të forta.

I prekur nga ky përkushtim, Papa Leo XIV iu drejtua turmës me fjalë mirënjohjeje dhe bekimi:

“Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.”

Pas këtij momenti të ndjerë, Papa u drejtua drejt Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u prit nga një atmosferë madhështore dhe thellësisht shpirtërore. Mesha e Natës së Krishtlindjes, e para e tij si Papë, u kremtua në një Bazilikë të mbushur plot besimtarë.

Hyrja e Atit të Shenjtë u shoqërua nga himni tradicional “Noel”, i interpretuar nga Kori i Kapelës Sistine. Në Altarin qendror të Rrëfimit, Papa Leo XIV kremtoi meshën së bashku me rreth 250 klerikë të lartë – kardinalë, peshkopë dhe priftërinj – duke hapur kështu ritet e një prej netëve më të shenjta të kalendarit të krishterë.


Lajmi kryesor:

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor