Temperatura 43 gradë, mjeku Bajraktari: Rrini në vende të freskëta! Kujdes fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike

Teksa temperaturat përvëluese kanë mbërthyer vendin tonë, ku sot kanë shkuar deri në 43 gradë celcius,mjekët këshillojnë shmangien e aktiviteteve në orarin e drekës dhe qëndrimin në ambiente të freskëta sidomos për të moshuarit më sëmundje kardiake dhe pulmonare.

“I këshillojmë të qendrojnë në ambiente të freskëta, në hije, në ambiente të kondicionuara. Të shmangin aktivitete në kohët e nxehta sidomos në orët e drekës. Fëmijët, kafshët të mos lihen në makinë në pritje me orë pa e kuptuar që mund ti dëmtojnë nga temperaturat, nga i nxehti. Më tepër këshillojmë moshat treta të cilët kanë probleme kardiake, kanë probleme me sëmundjet pulmonare”-tha mjeku i familjes Bernard Bajraktari.

Mjeku i familjes Bernard Bajraktari në Qendrën Shëndetësore nr.10 në kryeqytet thotë se edhe procesi i vaksinimit po kryhet në mëngjes dhe pasdite për të shmangur daljet jashtë në temperatura të larta.

“Aktualisht në këtë periudhë ne po bëjmë mbi 300 vaksinime në ditë në qendrën tonë shëndetësore. Këshillojmë popullatën dhe kemi menduar që vaksinimet të bëhen në fashën 08:00 deri në 12:00 paradite që mos ti kapi ajo periudha e nxehtë, pastaj edhe pasdite në orët e vona por ne preferojmë mëngjesin për tu vaksinuar. Mirë është të vaksinohemi sa më shumë. Vaksinimi eliminon mundësinë për tu sëmurur ose nëqoftëse do sëmuremi do kemi simptoma minimale”-u shpreh mjeku i familjes.

Ndonëse në vendin tonë është në qarkullim varianti Delta i COVID-19, që ka një transmetueshmëri më të madhe, të gjithë të testuarit në QSH nr.10 kanë rezultuar negativ dhe aktualisht nuk ka asnjë të infektuar.

“Nuk ka ndonjë rritje të ekzagjeruar, janë minimale kërkesat. Teste kemi, i kemi dërguar të gjithë pacientët e dyshuar, aktualisht nuk kemi raste. Nuk ka ndonjë fluks kërkese pasi edhe kërkesa më e madhe aktualisht është për tu vaksinuar”-tha ndër të tjera mjeku Bajraktari.

Në Qendrën Shëndetësore nr.10 po përdoren vaksinat Pfizer, Astrazeneca dhe Coronavac ku kjo e fundit është e preferuar nga të gjitha grupmoshat.

 

Intervista e plote

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!