Bashkëshortja e kreut të ALUZIN-it Artan Lame, Mirela ka një mesazh mjaft prekës për njeriun me të cilin ka ndarë 21 vite të jetës. Pas shtrimit në spital dhe ndërhyrjes kardiake që pësoi Lame pak ditë më parë Mirela shkruan në Facebook.

Mesazhi ka fjalë të ndjera e falenderime për mjekët qtë cilët asistuan në operacionin e bashkeshortit te saj

"Perfundimisht njeriu duhet te kapet dhe ta provoj dhe fijen e fundit te shpreses, sepse ku ka shprese ka jete. Faleminderit Dr. Andit, dr. Bekimit dhe dr. Shpendit, doktoreve duararte qe bene te rilindtte Tani. Faleminderit Bardhit dhe Stokes qe i dhane ndihmen e pare, faleminderit juve miq qe me qendruat prane ne keto dite te veshtira dhe nje falenderim te madh Zotit per fatin qe i dha Tanit gjate gjithe kesaj pershkuarje te veshtire. Tani im shtrenjte, kam 21 vjet me ty. Mos kujto se do te te lija te me ikje keshtu si pa te keq. Te duhen edhe dhjetra te tjere qe te shqitesh nga une. Te kam xhaaaaaaaan!!!"-shkruan Mirela në Facebook.

Redaksia online
(shqiptarja.com)