‘Mesdheu’/ Merkel: Diskutime me Erdogan për dialog! BE të qëndrojë krah Greqisë

GJERMANI- E shqetësuar për situatën e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të kërkimeve të anijes turke për gaz në Mesdheun Lindor, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se  shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të bëjnë gjithçka të munden për të mbështetur Greqinë. Por gjithashtu ajo shprehu se duhet treguar shumë kujdes për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.  

Kancelarja gjermane pohoi se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe shtoi se së bashku me presidentin francez po mundohen të gjejnë një rrugë kompromisi.

“Turqia është një anëtare e NATO-s, dhe ky konflikt është midis dy shteteve që bëjnë pjesë në aleancë, çka na prek të gjithëve. Për këtë arsye duhet të mundohemi t’i zgjidhim gjërat në tavolinën e bisedimeve. Përveç kësaj teme, nuk kam folur me zotin Erdogan por jam në kontakt të vazhdueshëm me të dhe si gjithmonë ne do t’iu informojmë kur bisedimet të zhvillohen”, ka thënë Angela Merkel.  

Greqia dhe Turqia, të cilat janë shtete anëtare të NATO-s, po përplasen për sa i përket resurseve të mundshme të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor dhe pretendimeve mbi ujërat territoriale. Tensionet u përshkallëzuan gjatë këtij muaji teksa Ankaraja dërgoi anije në zonën e kontestuar për të kryer studimet gjeologjike pas një marrëveshjeje detare mbi kufijtë territorialë midis Greqisë dhe Egjiptit. Disa orë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, Turqia filloi kërkimet për resurse natyrore teksa ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do te zhvillojë disa manovra ushtarake po në këtë zonë detare.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin