E ardhmja e Andrea Rabiot nuk do të jetë më te Paris SG. Kështu shkruan sot e përditshmja franceze “L’Equipe” e cila siguron se klubi parisien dhe lojtari janë sqaruar mes tyre për një të ardhme larg “Ligue 1”.
Për këdo që ka dyshime se Rabiot mund të qëndroje ende te Paris SG mjafton të evidentosh një banderolë të shpalosur nga një tifoz në stadium të martën teksa ekipi i drejtuar nga Tuchel luante në Kupë: “Nuk kemi nevojë për ty.
Rabiot nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që përfundon në fund të sezonit, ç’ka do të thotë se në janar ai mund të bisedojë me cilindo klub që dëshiron t’i bashkohet.
Raportimet e shumta sugjerojnë që mesfushori do t’I bashkohet Barcelonës me parametra zero, klub I cili ka kërkuar shërbimet e francezit që në merkaton e kësaj vere.
Komento