/ATSH/. - Pas dy transfertave te rendesishme, një tjetër lajm i mirë vjen për Interin.

Tifozët e skuadrës zikaltër të Interit kanë marrë një tjetër lajm të mirë nga krerët e klubit.

Këta të fundit arritën të bindin kroatin, Mateo Kovacic, qe te vazhdojë qëndrimin e tij në klub.

Mesfushori Kovacic do te vazhdoje kontratën me Interin deri ne vitin 2019, duke dëshmuar se mendon për të ardhmen e tij ne kete klub.