Krishtlindja, Frendo mesazh abuzuesve: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Arqipeshkvi iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit. Ai e cilësoi këtë si një mëkat të madh, që duan të përfitojnë dhe pasurohen nga kjo tragjedi.

"Çfarë po ndodh në këtë orë në kishat që janë plot me njerëz? Zakonisht në këtë orë njerëzit janë në gjumë apo disa të rinj në diskotekë, cfarë po ndodh që këta njerëz drejtohej drejt kishës? Kanë dëgjuar fjalën e engjëjve. Festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithcka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se cfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Solidariteti bën pjesë te ADN-ja shqiptare, e kanë të shkruar në ballin dhe zemrën e tyre. Sa bukur kjo shoqëri dëshmoi këtë solidaritet të jashtëzakonshëm, por kam një pyetje; a jemi të gjithë duke treguar këtë solidaritet ndaj viktimave të këtyre tragjedie? Jo, jam ndjerë shumë i zhgënjyer që dëgjova se ka disa që po abuzojnë, që kanë rritur qiratë, dhe për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju" tha ai.  


Lajmi kryesor:

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen! Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet se të këqijat do vijnë mbi ju (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)