Mesha e Krishtlindjes në Kosovë
Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Gëzuar 

Mesha e Krishtlindjes në Kosovë<br />Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Gëzuar 
Në katedralen e “Nënë Tereza” mijëra qytetar janë lutur për paqe, barazi dhe respekt për njëri tjetrin. 

Mesha e Krishtlindjes është mbajtur nga Ipeshkvi Dodë Gjergji i cili ka thënë se dhurata më e madhe dhe më e mirë e Zotit për Krishtlindje është vendimi i Papa Françeskut që Nëna Terezë, nga viti i ardhshëm, do të jetë e shenjtë. 

mesha e prishtines

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka theksuar se po t’i përngjanin njerëzit sado pak Nënës Terezës, në Kosovë do të kishte më shumë dashuri, përgjegjësi qytetar, mirëkuptim mes njerëzve, barazi dhe respekt për njëri tjetrin.

Duke u ndërlidhur me zhvillimet e muajve të fundit në skenën politike në Kosovë, ipeshkvi Dodë Gjergji ka dërguar kritika të ashpra në adresë të politikanëve, liderëve politik dhe institucional.

mesha e prishtines

Ai ka theksuar se qytetarët nuk mund të ndjehen mirë kur shohin se si keqpërdoret liria, duke u marrë vetëm si privilegj i disave dhe jo si e mirë e të gjithëve, por edhe si keq-ndërtohet paqja me logjikën e konfliktit.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin