VATIKAN - Në ditën e parë të vitit 2015, Kisha Katolike e Romës anunçoi Ditën Botërore të Paqes me temë: “Kundër skllavërisë, jemi vëllezër e motra”. Në meshën solemne nga bazilika e Shën Pjetrit, Papa Françesku u kërkoi njerëzve të të gjitha feve dhe kulturave të bashkojnë forcat për të luftuar skllavërinë moderne, trafikimin e qenieve njerëzore.

“Të gjithë ne kemi të drejtë të jemi të lirë, të jemi bij e bija dhe secili, sipas përgjegjësive të tij ose të saj janë thirrur për të luftuar forma moderne të skllavërisë”, tha Ati i Shenjtë.

Mbrojtja e emigrantëve dhe punëtorëve është kthyer në çështje kryesore e papatit të argjentinasit. Në një shërbim të Mbrëmësores në prag të Vitit të Ri, ai dënoi administratorët dhe kriminelët në Romë, të akuzuar për përvetësimin të fondeve publike të destinuara për emigrantët e varfër.

Pas meshës, Ati i shenjtë mbajti fjalimin tradicional të drekës së Vitit të Ri për mijëra njerëz, shumë prej të cilëve morën pjesë në marshimet e paqes në Vatikan. “Paqja është gjithmonë e mundur. Por ne duhet ta kërkojmë atë. Le të lutemi për paqe”, citoi At Bergolio përpara turmës së madhe të njerëzve që mbanin balona dhe parulla me slogane të paqes. 

Papa Françesku në Twitter: Paqe për njerëzit dhe fëmijët që vuajnë
Sa njerëz të pafajshëm dhe sa fëmijë vuajnë në botë! Zot, na dhuro paqen tënde!, shkruan papa Françesku në një mesazh në twitter me rastin e Ditës Botërore të Paqes, që festohet nga Kisha çdo 1 janar.

papa

“Nuk është e mundur të duash Zotin, por jo Kishën, të dëgjosh Jezu Krishtin, por jo Kishën, t’i përkasësh Zotit, por jashtë Kishës. Misioni i Kishës shprehet me anë të mëmësinë së saj. Kisha është nëna që mbron Jezu Krishtin me dashuri dhe e dhuron për të gjithë me gëzim dhe zemërgjerësi”, deklaroi po sot papa Françesku në meshën e celebruar në sheshin ”Shën Pjetri” me kardinalë dhe peshkopë, ku morën pjesë edhe shumë pjesëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)